Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Botoxi kontrabandë fryhet për “Gremi Wellness” dhe shfryhet për “Keit”, si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Botoxi kontrabandë fryhet për “Gremi Wellness” dhe shfryhet për “Keit”, si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Dritan Gremi dhe shoqëria “Gremi Wellness” janë marrë të pandehur në kuadër të dosjes së botoksit kontrabandë, një hetim që lidhet me operacionin “Botulinum Toxin”, të zhvilluar nga autoritetet shqiptare në tetor 2024.

Gremi dhe kompania që ai administron dyshohen se kanë futur në Shqipëri produkte “Botox” me princip aktiv Botulinum toxin, të cilat nuk dispononin autorizim për tregtim në vend

Çështja ndodhet aktualisht në fazën e seancës paraprake në Gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës është planifikuar për 22 shtator 2026.

Në kuadër të hetimit janë marrë në shqyrtim edhe pajisje mjekësore të pacertifikuara, të konstatuara gjatë kontrolleve në ambientet e “Gremi Clinic”.

Hetimi nisi pas operacionit “Botulinum Toxin”, gjatë të cilit autoritetet kryen kontrolle në rreth 30 klinika estetike dhe parukeri në Tiranë, nën dyshimet se në këto ambiente përdorej botoks i paregjistruar dhe i paautorizuar për tregtim në Shqipëri.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan produkte që përmbanin toksinë botulinike, ndërsa hetuesit u përqendruan edhe te mënyra e furnizimit dhe shpërndarjes së produkteve në klinikat estetike.

Në fazat e para të operacionit, në kërkim u shpallën tre persona, mes tyre edhe mjeku Skerdi Faria, administrator i klinikës “Keit”, i dyshuar në atë kohë për përfshirje në aktivitetin e lidhur me përdorimin e botoksit të paregjistruar.

Pas zhvillimit të hetimit, sipas të dhënave të bëra publike, çështja ndaj Farias është pushuar, duke mos u përballur tashmë me akuzat në këtë dosje, shkruan joq.

Pas afro dy vitesh nga operacioni i vitit 2024, procedimi ka vijuar me marrjen të pandehur të Dritan Gremit dhe “Gremi Wellness”, ndërsa për Skerdi Faria procedimi është mbyllur me pushim të çështjes.

Gremi ka deklaruar hapur se në biznesin e tij nuk tregtohej botox, dhe kjo u vertetua edhe nga kontrolli i 1600 dosjeve.

E megjithatë ai sot përballet me akuzën “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, edhe pse në biznesin e tij nuk u gjet asnjë gram botox.

Ndërkohë ai sqaron se gjatë këtij aksioni në klinika të tjera janë gjetur dhe sekuestruar sasi botoksi, por persona të tjerë nuk janë dërguar për gjykim

Reagimi i plotë i Dritan Gremit dhe “Gremi Wellness”:

Dy fjale për lajmin e qarkulluar sot në media

E gjithë kjo histori nisi sepse nuk pranova t’i nënshtrohesha presionit të një OPGJ-je të Prokurorisë së Tiranës dhe një prokurori që e mbështeste, në kuadër të një hetimi për tregtimin e botoksit në Tiranë.

Pasi denoncova publikisht mënyrën se si, sipas meje, ishte vepruar ndaj meje dhe biznesit tim, ajo që pasoi më krijoi bindjen se po përballesha edhe me pasojat e faktit që kisha zgjedhur të mos heshtja.

Biznesi im nuk tregtonte botoks. As atëherë, as sot.

Gjatë kontrollit u thirrën rreth 10 efektivë të “Shqiponjave”, pasi OPGJ-të pretenduan se ishin ndier nën presion nga dy vajza të stafit tim.

U kërkua gjithashtu login-i dhe aksesi në databazën e klinikës. Sipas dokumentacionit që disponoj, kjo nuk ishte objekt i kontrollit dhe nuk kishte autorizim gjyqësor. Ligjshmërinë e këtij veprimi e kam kundërshtuar që atëherë.

U morën dhe u kontrolluan rreth 1,600 dosje pacientësh.

Dhe pas gjithë këtij kontrolli, sa botoks u gjet në biznesin tim?

ZERO. As edhe një gram.

Nga rreth 1,600 dosje u evidentuan 11 persona, kryesisht miq të mi, të trajtuar falas.

Kam deklaruar që në fillim se nuk jam marrë me blerjen, sigurimin apo tregtimin e botoksit, nuk kam ditur ku blihej, nga kush sigurohej apo sa kushtonte dhe nuk kam pasur interes ekonomik nga këto trajtime.

Megjithatë, sot përballem edhe me akuzën sipas nenit 178 të Kodit Penal – “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Ligji parashikon tregtimin, tjetërsimin ose transportimin e mallrave për të cilat dihet se janë kontrabandë.

Prandaj pyetjet e mia juridike janë shumë konkrete:

Cili është mall i kontrabandë që pretendohet se kam tregtuar?
Ku është gjetur?
Cila është prova që unë e kam tregtuar, tjetërsuar apo transportuar?
Dhe cila është prova që unë e di se ky mall ishte kontrabandë?
Në biznesin tim, sipas akteve që disponoj, nuk u gjet dhe nuk u sekuestrua asnjë gram botoks.

Por ka edhe një pyetje tjetër që meriton përgjigje.

Nëse gjatë të njëjtit hetim, siç rezulton nga informacioni që disponoj, në subjekte të tjera janë gjetur dhe sekuestruar sasi botoksi, por persona të tjerë nuk janë dërguar për gjykim, ndërsa unë përballem me këtë akuzë edhe pse në biznesin tim nuk u gjet botoks, atëherë kam të drejtë të pyes:

Cili është shpjegimi juridik për këtë diferencë?Nëse ekziston një shpjegim ligjor, jam i pari që dua ta dëgjoj.

Sepse ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.

Këtë histori nuk po e denoncoj sot sepse doli në media. E kam denoncuar publikisht që në fillim dhe vazhdoj ta mbroj qëndrimin tim përmes rrugëve ligjore.

Për gazetarin që publikoi lajmin: mendoj se ke gabuar.

Kjo çështje është e hapur që prej dhjetorit 2025. Nuk ka lindur sot, dje apo javën e kaluar. Megjithatë, ti zgjodhe ta publikosh vetëm pak ditë përpara seancës së parë gjyqësore, me një titull që e paraqiste “futjen e botoksit kontrabandë” sikur të ishte një fakt tashmë i provuar.

Një akuzë nuk është fajësia. Fajësinë e vendos gjykata.
Për mua, koha e publikimit ngre një pyetje të ligjshme:

Pse pikërisht tani?Nuk e di nga ka ardhur informacioni dhe nuk dua të paragjykoj motivin. Por një gazetar kronike e di shumë mirë peshën që ka një akuzë penale dhe dëmin që mund të shkaktojë kur paraqitet publikisht si fakt i provuar përpara se të ketë folur gjykata.

Dhe po ta them edhe për një arsye tjetër: kur ti vetë ke pretenduar publikisht se ndaj teje është bërë padrejtësi, edhe pa të njohur personalisht, ke pasur solidaritetin tim.

Prandaj besoj se figura e gazetarit duhet mbrojtur, por mbrohet mbi të gjitha me profesionalizëm, verifikim dhe respekt për prezumimin e pafajësisë.

Pas sqarimit tim, të gjitha mediat që e kishin publikuar lajmin e hoqën atë. I falënderoj publikisht drejtuesit e tyre për profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë.

Dhe dy fjalë për drejtësinë.

Jam plotësisht dakord që prokurorët, gjyqtarët dhe OPGJ-të të kenë paga të larta dhe dinjitoze. Përgjegjësia që mbajnë është e jashtëzakonshme dhe profesionistët e ndershëm duhet të paguhen mirë dhe të kenë mbështetjen e shoqërisë.

Por paga, autoriteti dhe pushteti që jep ligji duhet të shoqërohen edhe me përgjegjësi të lartë për mënyrën se si ushtrohet detyra.

Nëse institucionet kompetente provojnë se dikush ka abuzuar me detyrën, ai nuk duhet të dëmtojë me sjelljen e tij figurën e qindra prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të drejtësisë që e bëjnë punën me ndershmëri.

Kam respekt maksimal për njerëzit e drejtësisë që zbatojnë ligjin me integritet. Por respekti për drejtësinë nuk do të thotë të heshtësh kur mendon se ndaj teje është vepruar padrejtësisht.

Unë nuk heshta atëherë dhe nuk kam ndërmend të hesht sot./Voxnews

Tags: Dritan Gremishoqëria “Gremi Wellness”
Previous Post

“O e sjell, o jap dorëheqjen”! Ministrja e re sfidon Kuvendin me premtimin për PET-Scan në Onkologjik

Next Post

Gjykata e Tiranës liron aktivistët e arrestuar gjatë tubimit të së hënës

Next Post
Gjykata e Tiranës liron aktivistët e arrestuar gjatë tubimit të së hënës

Gjykata e Tiranës liron aktivistët e arrestuar gjatë tubimit të së hënës

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk mbyllet dosja e 4 hidrocentraleve në Mirditë, nën hetim edhe institucionet që dhanë lejet

Nuk mbyllet dosja e 4 hidrocentraleve në Mirditë, nën hetim edhe institucionet që dhanë lejet

November 10, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva kundërshton vendimin e burgimit të përjetshëm

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Saraiva kundërshton vendimin e burgimit të përjetshëm

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al