Përjashtohet nga tenderat kompania e Ervin Forës dhe Engjell Hoxhës, pasi kapet në mashtrime. Vendimi për Operatorin ekonomik “PURA MEDICAL” shpk , me NIPT L71515507M, është marrë nga Gjykata e Apelit Administrativ 8 vjet me vonesë. Oligarku i Shëndetësisë, Fora ia ka dalë të mbajë bllokuar një vendim tëAgjencisësëProkurimit Publik dhe vazhdonte punën pa i hyrë gjemb në këmbë.
Gjykata Administrative e Apelit më 30 shtator 2026 ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të vitit 2018, pra kërkesë padinë e operatorit kundër APP.
Në bazë të këtij akti juridik, APP e kapërjashtuar firmën “PURA MEDICAL” për 14muaj, duke filluar nga27 tetor 2026 deri në30 dhjetor 2027.

Vendimi u publikua më 2 nëntor.Ky është një përjashtim që na zbulon hapësirat e shfrytëzuara nga pronarët “PURAMEDICAL” shpk, duke luajtur me ligjin.
Sqarojmë se kompania ka nëqendër tëaktivitetittë saj, ndër të tjera, “Trajtim, sterilizim, asgjësim, inçenerim. Tregtim import-eksport mbetjesh spitalore. Grumbullim, transportim, ruajtje, riciklim, përpunim dhe asgjësim i mbetjeve spitalore”.

Më 31 gusht 2018, kur APP e përjashtoi këtë subjekt nga pjesëmarrja në tendera, e kishte emrin ECOMEDICA shpk. Operatori, në atë kohë me seli në Shijak, merrte paratë e tenderave dhe nuk zbatonte kontratat. Dy denoncimet zyrtare në ngarkim të kompanisë vinin nga Drejtoria e Spitalit “Ihsan Cabej” Lushnjë dhe nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Librazhd.
APP vendosi ta përjashtojë për 18 muaj kompaninë ECOMEDICA shpk.

Dhe pas 8 vjetësh, nis të zbatohet ky vendim i vonuar për Ervin Forën. Ky është dokumenti që ka dalë në zbatim të vendimit të gjykatës.

Dhe ndërkohë që bllokonte me gjyqe vendimin e përjashtimit, vazhdonin denoncimet për kompaninë.
Një përjashtim i dytë i është vendosur si sanksion kompanisë në vitin 2021 me 10 muaj e 7 ditë, nga 14 korrik 2021 deri më21 maj 2022. Këtë radhë ishte kërkesa e bërë nga Spitali Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë.
Subjekti u regjistrua në 2017 me emrn JAMARBER GROUP”, disa muaj më pas u ndryshua në ECOMEDICA.

Në qershor 2018, kompania blihet për 50 mijë lekënga grupi i Ervin Forës dhe Engjell Hoxhës.

Këta i ndryshuan menjëherë emrin nëPURA-MEDICAL dhe e zhvendosën bazën tek Ish-Reparti i Kipit të Furrnaltës, Kombinati Metalurgjik Elbasan. Menjëherëfirma do të futej në tenderat publik të Shëndetësisë, krahas kompanive tëtjera tëForësqëia bën fora me paratë e buxhetit të shtetit.
Kështu, AIR shpk është themeluar në maj 2015, nga Hervin Fora dhe ortaku i tij Engjëll Hoxha. Qëllimi ishte të që kjo firmë të fokusohej në tenderat e dezinfektimit. Por më pas Fora do të synonte tenderat e furnizimit me medikamente dhe pajisje mjekësore.
Në këtë valë, Fora dhe Hoxha krijuan “Euromed” shpk me të cilën morën shumë tendera përmes favorizimeve. Më pas Fora do të krijonte kompanitë “VINIPHARMA”, “CUREPHARM”, “3A PHARM”. Në vitin 2022, Fora dhe Hoxha i dhuruan aksionet dhe tashmë AIR shpk me letra ka pronësinë e administratorit Alban Muca dhe Joriana Xamos.
Vetëm VINI FARMA rezulton se ka marrë 109 tendera me vlerë235 649 331 Lekë(të reja) kryesisht nga spitalet. Sidomos periudha më fitimprurëse ishte gjatë pandemisë të COVID-19, me kontratat miliarda lekë për furnizimin me maska.







