Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga “nuk dija ç’bënte” te “më njoftuan me vonesë”: Rama dhe alibia e përgatitur para arrestimit të Vlora Hysenit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Nga “nuk dija ç’bënte” te “më njoftuan me vonesë”: Rama dhe alibia e përgatitur para arrestimit të Vlora Hysenit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama sot distancohet nga ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke deklaruar se drejtësia duhet të hetojë çdo dyshim ndaj saj dhe duke njoftuar largimin e saj nga drejtimi i SHISH.

Por një intervistë e tij e dhënë më 6 shtator për gazetaren Rudina Xhunga hap një pikëpyetje shumë më të fortë: pse Rama kishte ndërtuar që atëherë një version të qartë për marrëdhënien e tij me Hysenin, plot 16 ditë përpara se GJKKO të caktonte masën “arrest në shtëpi” ndaj saj?

Hyseni tashmë është nën hetim nga SPAK për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, ndërsa Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj saj masat “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, shkruan Politiko.

Dhe pikërisht këtu nis historia që ngre pikëpyetje.

6 SHTATORI – RAMA FLET PËR HYSENIN PARA SE TË SHPËRTHENTE DOSJA

Në intervistën maratonë me Rudina Xhungën, të publikuar më 6 shtator, Rama foli edhe për mënyrën se si funksiononte marrëdhënia e tij me drejtuesen e SHISH.

Sipas deklarimeve të tij, kryeministri e paraqiti raportin me Hysenin si një marrëdhënie të bazuar te besimi, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte në dijeni të veprimeve konkrete të saj dhe se komunikimi i përditshëm me të ishte deleguar te shefja e kabinetit.

Pra, shumë përpara se të bëhej publike masa e SPAK, Rama kishte vendosur në tavolinë një tezë të qartë: Unë i dhashë besimin. Çfarë bënte ajo, ishte përgjegjësia e saj.

Dhe sot, pas vendimit të GJKKO-së, kjo deklaratë merr një tjetër peshë politike dhe mediatike, shkruan Politiko.

16 DITË MË PAS, GJKKO: ARREST NË SHTËPI PËR KREUN E SHISH

Më 21 shtator 2026, GJKKO caktoi ndaj Vlora Hysenit masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra, në kuadër të hetimit të SPAK. Sipas njoftimit të SPAK, Hyseni është person nën hetim për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”.

Bëhet fjalë për një goditje që prek drejtpërdrejt drejtimin e institucionit që ka në dorë informacionet më sensitive të shtetit.

Dhe në këtë moment, deklarata e Ramës së 6 shtatorit nuk mund të shihet më thjesht si një përgjigje rutinë për mënyrën e funksionimit të SHISH.

Sepse ajo është dhënë para se masa e sigurisë të bëhej publike.

NGA “I KAM DHËNË BESIM” TE “E MORA VESH ME VONESË”

Pas shpërthimit të çështjes, Rama reagoi nga Nju Jorku. Kryeministri tha se ishte informuar për masën e arrestit ndaj Hysenit dhe kërkoi që çdo dyshim ndaj saj të hetohej dhe të zbardhej përmes procesit gjyqësor.

Ai deklaroi gjithashtu se Hyseni do të largohej menjëherë nga drejtimi i SHISH dhe se vendimi formal do të merrej pas kthimit në Tiranë.

Por Rama e shoqëroi reagimin edhe me një shpjegim për vonesën e deklaratës së tij: ndodhej në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe diferenca e orarit, sipas tij, e kishte bërë reagimin të dukej i vonuar.

Reagimi i Ramës:

Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë. Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor.

Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, si edhe po ashtu përtej vlerësimeve të vazhdueshme, që ajo ka marrë nga agjencitë partnere si drejtuese e shërbimit inteligjent shqiptar, rruga pa kthim që kemi zgjedhur është rruga e pavarësisë së organeve të drejtësisë për të hetuar e gjykuar këdoqoftë, pavarësisht statusit social apo funksionit publik.

Por po ashtu, është e pashmangashme mesa duket, që çdo hetim apo masë e marrë nga drejtësia në adresë të personave publikë, të kthehet në një motivim për të grirë mish njeriu në mexhelisin politik e mediatik dhe për të thirrur “litarin” si në sheshet e ekzekutimit mesjetar, kohë përpara sesa gjykata të thotë fjalën e saj. E megjithatë, kurrësesi nuk mund të jetë e vërtetë që veprimet e pavarura të drejtësisë dhe afirmimi i vijueshëm i barazisë para ligjit, të jenë njëkohësisht akt-akuza kundër pikërisht një shumice qeverisëse e cila me kurajo e me vendosmëri, ia ka çelur rrugën drejtësisë së pavarur, në një vend ku deri para shumë pak vitesh kjo pavarësi ishte e paimagjinueshme prej shekujsh.

As mund të jenë këto zhvillime me drejtësinë baltë kundër Shqipërisë, e cila po bën në rrugën e saj të bashkimit me Europën shumëçka që as nuk mund të imagjinohet akoma në vendet e tjera të rajonit dhe që koha do ta çmojë më mirë se sa kushdo.

Çdokush është i pafajshëm deri në gjykimin përfundimtar po askush nuk është mbi ligjin në asnjë rast e për asnjë arsye, kështu që unë i jam falenderues Vlora Hysenit për çdo gjë që ka bërë si duhet në shërbim të Shqipërisë, ndërsa për gjithçka tjetër që ka të bëjë me çështjen e sapohapur nga organet e drejtësisë, qëndrimi im mbetet po ai i ditës së parë të Reformës në Drejtësi: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë. Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.

BEGAJ: SHKARKIMI U BË, POR KËSHILLI I SIGURISË KOMBETARE?

Ndërkohë, një tjetër pikëpyetje është shfaqur në Presidencë. Pas masës ndaj Hysenit dhe pezullimit të saj nga detyra, opozita dhe analistë kanë ngritur pyetjen nëse Presidenti Bajram Begaj, si kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, do të thërrasë një mbledhje urgjente për situatën e krijuar në SHISH.

Politiko.al iu drejtua Presidencës për të pyetur nëse Begaj po shqyrton një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Përgjigjja ishte: “Nëse do të kemi një reagim do t’ju përcjellim.” Pra, deri tani nuk ka një konfirmim publik se një mbledhje e tillë do të zhvillohet.

Lëvizja konkrete e Presidentit ka qenë tjetër: dekretimi i shkarkimit të Vlora Hysenit, pas njoftimit të Ramës për largimin e saj. Vendimi i Begajt për shkarkimin u raportua më 22 shtator.

Previous Post

‘Do përfundojmë keq, shpirt’/ Angazhimi i Vlora Hysenit për të shpëtuar Agasin. Drejtoresha u pyet 5 ditë para arrestimit

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

September 22, 2026
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

September 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga “nuk dija ç’bënte” te “më njoftuan me vonesë”: Rama dhe alibia e përgatitur para arrestimit të Vlora Hysenit

Nga “nuk dija ç’bënte” te “më njoftuan me vonesë”: Rama dhe alibia e përgatitur para arrestimit të Vlora Hysenit

September 23, 2026
‘Do përfundojmë keq, shpirt’/ Angazhimi i Vlora Hysenit për të shpëtuar Agasin. Drejtoresha u pyet 5 ditë para arrestimit

‘Do përfundojmë keq, shpirt’/ Angazhimi i Vlora Hysenit për të shpëtuar Agasin. Drejtoresha u pyet 5 ditë para arrestimit

September 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al