Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hoxha: Jo vetëm Vlora Hyseni, në telefonin e Gysit u gjetën telefonata edhe me Ramën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Hoxha: Jo vetëm Vlora Hyseni, në telefonin e Gysit u gjetën telefonata edhe me Ramën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari investigative Artan Hoxha zbulon se tek telefoni i Ergys Agasit janë gjetur telefonata shumë më të rëndësishme se me shefen e shërbimitm Vlors Hyseni.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Hoxha thotë se janë gjetur edhe telefonata me Edi Ramën, ndërsa argumenton pse ky i fundit është përgjegjës për inkriminimin e sistemit .

Pyetje: A nuk e dinte shefja e shërbimit që do e arrestonin?

Artan Hoxha: Kërcet pak. Kërkesa në gjykatë nuk është dërguar të hënën, edhe pse shefja e shërbimit është larguar të shtunën nga territori I Shqipërisë e duhej të vinte sot.

Kemi hyrë në fazën e kryeministrit “kokat hëngshin’, sepse janë në fazën që po hanë kokat e njëri tjetrit. Ajo që të bën përshtypje është se struktura që ka krijuar ky kryeministër është në formën e rrathëve centrikë. Sa më lart ngjitesh aq më shumë ngushtohen rrathët. Por sado t’i evidentosh rrathët, prapë nëse ti nuk godet qendrën kjo histori do të vijojë.

Ne ndërkohë ishim me denoncimin e Arben Ahmetajt që shpërtheu një pjesë tjetër e sistemit. Për tu relativizuar ajo doli vila e dytë e Belindës, e meqë këta mundohen të luftojnë tek Belinda, doli krahu tjetër. Gysi dhe Belinda nuk kanë qenë ortakë. Këto ngjarje ngjajnë si telenovelat.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Shefja e shërbimit Shtetëror emërohet nga kryeministri.

Çdo organizatë apo grup kriminal do të ketë akses tek drejtori i Përgjithshëm por Kryeministri ka ekskluzivitetin për t’i emëruar.

Po nuk u godit ai që e ka krijuar sistemin, strumbullari që e mban në këmbë të gjithë këtë ngrehinë, kjo histori do të vijojë. Do të vijojë përsa kohë do të kemi këtë kryeministër.

Kryeministri tha ne jemi qeveri që kemi meritën e kemi lejuar institucionet e reja të drejtësisë të hetojnë në mënyrë të pavarur. Jo, ti e ke mbushur sistemin me të inkriminuar.

Mbështetur dhe tek akuza ‘përkrahje e autorit të krimit’ të ngritur ndaj Vlora Hysenit, tregon se shefja e SHISH ka pasur kontakte me Ergys Agasin, biznesmenin e akuzuar për aferat e AKSHI-t edhe gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim. Ndërsa zbulon se tek telefoni I Gysit janë gjetur telefonata shumë më të rëndësishme.

Hoxha: Akuza ‘përkrahje e autorit të krimit’ tregon se kontakti nuk ka qenë vetëm gjatë kohës që ka qenë i lirë por ka vijuar dhe pas kur ka qenë në kërkim dhe ka problem me drejtësinë. Tek telefoni I Gysit janë gjetur telefonata shumë më të rëndësishme se me shefen e shërbimit. Edhe me kryeministrin. Gysi është njeri që iu delegua pushtet për të bërë lidhjen mes dy botëve, bota e mbidheshme dhe e nëndheshme.

Operacioni i djeshëm krijoi panoramën se u afruam  më afër, por me hap të kontrolluar. Të mos afrohemi më shumë seç duhet se vijmë tek paralajmërimi që ka dhënë kryeministri, mos guxoni të afroheni tek telefoni im dhe paradhoma ime. Publiku pret që të shkojë tek strumbullari”

Pyetje: Po a është operacioni ‘shpërthim i kontrolluar’?

Hoxha: Patjetër që është se po të ishte pa kontrolluar. Do të shkonte më lart. Gysi nuk ka folur vetëm me Vlora Hysenin. Kadastra dhe Hipoteka nuk ishte. A e di sa premtime ka bërë? Prokurorë e gjyqtarë janë takuar tek zyra. Ai u ka premtuar bosëve të krimit se do mbyll cështjen. E mbi të gjitha shumë prona, leje ndërtimi që nuk po zbardhen se njeriu që ishte garant ishte Gysi. Si u bë ky kaq i rëndësishëm sa ta presë dhe shefja e shërbimit, drejtori i përgjithshëm i policisë, Kadastra, e Hipoteka. Kush  ia delegoi këtë pushtet? Se Gysi nuk ishte njeriu i pushkës. Prandaj themi sado që të bësh nëse nuk shkon tek kryeministri që është strumbullari i këtij sistemi. Disheza është tatëpjetë por duhet sa më shpejt.

Previous Post

Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

September 22, 2026
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

September 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Hoxha: Jo vetëm Vlora Hyseni, në telefonin e Gysit u gjetën telefonata edhe me Ramën

Hoxha: Jo vetëm Vlora Hyseni, në telefonin e Gysit u gjetën telefonata edhe me Ramën

September 23, 2026
Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

September 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al