Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK goditi grupin e Ergys Agasit, por la jashtë hetimit Adrian Bardhin, ortakun e tij në Dinamo City dhe pronarin e Pascucci-t, i cili është fotografuar me Agasin te Kodra e Kuajve, në vilat qeveritare të Durrësit dhe në Villa Pascucci, madje edhe gjatë kohës kur Agasi ishte në kërkim

Operacioni i mëngjesit të sotëm i SPAK goditi një pjesë të rëndësishme të grupit dhe bashkëpunëtorëve të Ergys Agasit, por në listën e kontrolleve dhe masave të sigurisë nuk u shfaq emri i Adrian Bardhit, biznesmenit të kafes Pascucci dhe ortakut të dokumentuar të Agasit në Dinamo City, një mungesë që në qarqet e hetimit po lexohet si lënie e qëllimshme jashtë dosjes.

Marrëdhënia mes Adrian Bardhit dhe Agasit nuk është e fshehtë. Më 25 gusht 2023, pikërisht në Villa Pascucci të Bardhit në Durrës, u prezantua projekti i ri “Dinamo City” dhe në atë aktivitet Ergys Agasi u shfaq publikisht bashkë me Edmond Shahinin e Mektrin dhe Genc Matajn si një nga aksionerët e rinj të klubit. Ky prezantim ndodhi rreth shtatë muaj përpara se Agasi të hynte zyrtarisht në pronësi më 31 mars 2024, kur Bardhi i transferoi 30% të aksioneve dhe regjistrimi u pasqyrua në QKB në fillim të prillit.

Struktura e Dinamo City deri në qershor 2026 vijon të jetë Adrian Bardhi 40%, Ergys Agasi 30% dhe Fortis Beton 30%, ndërsa Bardhi mbetet në strukturën drejtuese të klubit. Administratori i Dinamos është Ilir Sinani punonjës i “Pascucci”, çka tregon se struktura operative e klubit është e ndërthurur me ekosistemin e biznesit te Bardhit.

Më 2 shkurt 2024, fondacioni Dyrrah City Football Academy hapi procedurën për klubin që do të financonte ndërtimin e kompleksit të akademisë së futbollit në Durrës. Agasi hyri zyrtarisht në pronësinë e Dinamos në fund të marsit, ndërsa më 24-25 prill 2024 Dinamo City shpallet fituese dhe ishte i vetmi klub që kishte paraqitur ofertë. Kontrata u nënshkrua më 20 maj 2024 dhe afati i saj zgjat deri më 20 prill 2034, sipas një dokumenti të Ministrisë së Arsimit të vitit 2025.

Sipas burimeve, Adrian Bardhi ka qenë pjesë aktive e grupit Agasi, i fotografuar nën shoqërinë e tij në rezidencën Kodra e Kuajve, në ambientet e vilave qeveritare Durrës, si dhe në ambientet e Villa Pascucci. Mes tyre ka ortakëri të dokumentuar, injektim fondesh kriminale, pastrim parash dhe afera të tjera duke nisur nga Kadastra e Durrësit, KKT, lejet për fotovoltaikë etj.

SPAK duhet të thotë pse emri i Adrian Bardhit nuk u përfshi në aksionin e sotëm, ndërsa burimet e hetimit pretendojnë se dosja vijon dhe se gjurmët e grupit të Agasit nuk mbyllen me kaq. /Pamfleti

Tags: “Pascucci”Adrian BardhiDinamoErgys Agasiortakuspak
Previous Post

Djathi me bakterie të rrezikshme përfundoi në tryezat shqiptare/ 120 kg u shitën, kompania e shiti pa letra

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

September 22, 2026
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

September 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

Si po i shpëton hetimit të SPAK Adrian Bardhi i “Pascucci”; ortaku i Ergys Agasit te “Dinamo“ dhe pjesë e grupit të tij kriminal

September 23, 2026
Djathi me bakterie të rrezikshme përfundoi në tryezat shqiptare/ 120 kg u shitën, kompania e shiti pa letra

Djathi me bakterie të rrezikshme përfundoi në tryezat shqiptare/ 120 kg u shitën, kompania e shiti pa letra

September 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al