Në Baden të Zvicrës është arratisur gjatë transportit një 23-vjeçar shqiptar i burgosur. I riu ishte me pranga, dhe megjithëse nisi menjëherë kërkimi, ai nuk u kap.
Sipas policisë, i kërkuari mbante pantallona të zeza, xhaketë të zezë me mëngë me motive të bardha dhe këpucë të bardha.
Me gjithë kërkimin e menjëhershëm me përfshirjen e disa qenve policorë, i burgosuri nuk është gjetur ende.
Nuk ka indikacione që ai paraqet rrezik për publikun.








