Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Shima u rrëmbye”, Berisha: Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“Shima u rrëmbye”, Berisha: Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur alarmin për rrëmbimin e Daniel Shimës, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të rëndë kriminal me implikime shtetërore.

Berisha theksoi se Shima, ish-punonjës i shkarkuar nga AKSHI nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është zhdukur dje në rrethana misterioze dhe më pas ka arritur të dërgojë një mesazh SOS partneres së tij ku shkruante “Po më arrestojnë”.

“Tani vijmë pak te Shima, kthehemi prapë. Ky person i shkarkuar në mënyrë brutale para një viti nga Mirlinda Karçanaj, i zhdukur nga radarët, i përfolur në kohën e shkarkimit, na shfaqet dje me një SOS. ‘Po më arrestojnë’!

Në ora 1.30 minuta, sipas burimeve shumë të afërta me policinë, Shima i dërgon mesazh bashkëjetueses a partneres së tij: Po më arrestojnë.”

Sipas Berishës, ky sinjal tregon përfshirjen e strukturave të uniformuara, qofshin ato policore apo “banditë me uniformë shteti”.

“Natyrisht një mesazh i tillë, që shpreh kërcënimin me një rrezik të madh arrestimi, nënkupton jashtë çdo dyshimi angazhimin direkt të uniformave të shtetit ose të banditëve të shtetit të veshur me uniformë. Po më arrestojnë.

Por nga ora 13:30 që Daniel i dërgoi mesazhin partneres, gjer në orën 5 pasdite, gjithçka u mbulua me kodin e heshtjes, gjersa më në fund nëna e tij denoncoi në polici zhdukjen e djalit dhe mediat u informuan.”

Ai akuzoi autoritetet për heshtje të qëllimshme për disa orë dhe ngriti dyshime të forta mbi vendndodhjen e Shimës gjatë kësaj kohe, duke aluduar për një rrëmbim me prapavijë politike apo kriminale.

“Fakti që u mbajt kjo heshtje prej 3 orësh dëshmon se policia, e cila përpiqet të hiqet sikur dinte gjithçka për Danielin, në tërësi ishte jashtë loje, përveç atyre që kishin marrë detyrën ose ta arrestonin, ose bandës së veshur me uniformë që e rrethoi. Është e vështirë të besosh në komunikatat e policisë, të cilat njëherë thonë se u nis drejt Qytetit Studenti dhe na u zhduk gjurma. Po të gjithë shqiptarët e dinë se mbi Qytetin Studenti është Surreli. Po vazhdove pak më sipër, del në Surrel. Kjo është e vërteta.

Dhe pastaj thonë se e pikasëm kur kaloi tunelin në Elbasan.

Pra, përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri.

Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye.  Dhe se ai shpëtoi i gjallë falë atij instinkti që e shtyu t’i bënte një mesazh, një SOS, partneres së tij. Përndryshe do kishim skena si ajo e Jan Prengës ose zhdukje si ajo e Ervis Martinit që nuk gjindet edhe sot e kësaj dite pa nam dhe nishan.”

Previous Post

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente

Next Post

Berisha-Ramës: Nëse nuk ballafaqohesh dot me Shimën, je autori kryesor i këtij terrorizmi shtetëror

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

Video/ Polici i Kosovës përlotët kur merr në dorë flamurin e Kosovës dhe të UCCK-së

September 16, 2026
Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

Specialja e dënoi Thaçin më shumë se Serbia! Haga ia dha 25, Millosheviçi e kishte dënuar 10 vjet

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al