Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një fabrikë të prodhimit të hekurit dhe çelikut në perëndim të Turqisë, duke shkaktuar 10 viktima dhe 14 të plagosur.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Aliağës, pranë qytetit të Izmirit, ku shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme brenda ambienteve të fabrikës.
Sipas dyshimeve paraprake, incidenti mund të jetë shkaktuar nga rrëzimi i një vinçi transportues brenda furrës elektrike, në momentin kur po kryhej procesi i shkrirjes së çelikut.
Përmasat e shpërthimit janë ndjerë edhe në zonën përreth fabrikës. Deniz Ulker, një dëshmitar që po kalonte pranë objektit në momentin e ngjarjes, ka treguar se fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për një tërmet.
Ai tha se pas shpërthimit kishte vënë re re të dendura tymi të zi që dilnin nga fabrika, ndërsa flakët kishin përfshirë zonën pranë oxhakut.







