Saranda u përfshi mbrëmjen e së martës nga stuhi dhe reshje të dendura shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike shkaktuan dëme të shumta materiale, tre të plagosur dhe një viktimë.
Sot, është gjetur i pajetë një peshkatar në zonën ishujve në Ksamil, i cili dyshohet se ka vdekur si pasojë e stuhisë. Raportohet se peshkatari është gjetur në det dhe bashkë me të, edhe mjeti i tij i lundrimit.
Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç.







