Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është menaxheri “big” Dennis Van Eijgen me dy kompani, nxirrte kokainën e çunave në portin e Antuerpit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Kush është menaxheri “big” Dennis Van Eijgen me dy kompani, nxirrte kokainën e çunave në portin e Antuerpit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje nga hetimi për Luçiano Koçekun: Lidhje me shtetasin holandez të dyshuar për trafikun e kokainës përmes kontenierëve me qymyr

Të dhëna të reja nga hetimi i SPAK te cilat dispoohen nga InfoNews, kanë nxjerrë në pah lidhje të dyshuara mes personit nën hetim Luçiano Koçeku dhe shtetasit të huaj Dennis Van Eijgen, i cili është evidentuar më herët nga autoritetet belge në kuadër të hetimeve për trafikimin e lëndëve narkotike përmes importimeve të maskuara.

Sipas materialeve hetimore, qe disponon InfoNews, është provuar lidhja e Luçiano Koçekut me shtetasin holandez Van Eijgen Dennis, i cili rezulton i përfshirë në hetimet e autoriteteve belge për një operacion të zhvilluar ndaj trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Nga hetimet e autoriteteve belge rezulton se, më 13 korrik 2020, është raportuar një rast i importimit të lëndëve narkotike në portin e Antverpit, i realizuar përmes kompanive holandeze ELI Holding dhe Importacion BV, me adresë Kievit 34, Venhuizen. Menaxheri i këtyre subjekteve rezulton të jetë shtetasi Dennis Van Eijgen.

Autoritetet holandeze u informuan se tre kontenierë me qymyr, të cilët përmbanin rreth 3 tonë kokainë, të importuar nga Kolumbia nga kompanitë ELI Holding dhe Importacion BV, do të mbërrinin në portin e Antverpit me anijen “Santo Express”, shkruan InfoNews. Sipas hetimeve, importimi i këtyre kontenierëve do të kryhej përmes kompanive në pronësi ose të lidhura me shtetasin Dennis Van Eijgen, shkruan InfoNews.

Gjithashtu, nga të dhënat e përftuara përmes letërporosive të autoriteteve belge, në lidhje me operacionin “Black Eagle”, janë analizuar komunikimet e zhvilluara në datën 23 nëntor 2020.

Në këto komunikime, Donis Hoxha informon Alfredo Hamzain se zhvendosja e laboratorit ishte duke u kryer.  Hoxha e njofton Hamzain se po shkonte me kamion drejt magazinës së re dhe me furgonin belg Berlingo. Në komunikim thuhet se furgonët e tjerë ishin plot, por jo të gjithë ishin marrë ende, pasi kishte një sasi të madhe materiali, rreth 3 deri në 4 tonë. Donis Hoxha njofton se kishte mbërritur në destinacion dhe i dërgon Hamzait një fotografi të brendësisë së një magazine. Nga hetimet rezulton se bëhet fjalë për magazinën në Lelystad, e cila ishte marrë me qira nga Dennis Van Eijgen raporton InfoNews.

Në vijim të komunikimit, Donis Hoxha pyet se ku ndodheshin lëngjet. Alfredo Hamzai i përgjigjet se ato ishin në garazhin në Bruksel. Më pas, Donis Hoxha shkon për t’i shkarkuar dhe për t’i marrë, pasi sipas komunikimeve u nevojitej sodë kaustike për funksionimin e laboratorit. Në komunikim thuhet se materialet u duheshin për të vijuar procesin, pasi pa to nuk mund të nxirrej pasta e kokaines.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit është një komunikim i datës 28 nëntor 2020, ku Alfredo Hamzai pyet Donis Hoxhën se çfarë mendonte për holandezin, konkretisht për Dennis Van Eijgen.

Donis Hoxha i përgjigjet se ishte hera e parë që e kishte hasur atë person, duke iu referuar një dërgese me qymyr.

Në kuadër të këtyre të dhënave, janë analizuar edhe komunikimet e kryera në platformën e enkriptuar Sky ECC nga shtetasi Luçiano Koçeku. Nga këto komunikime është mësuar se shtetasi Dennis Van Eijgen dyshohet se është një nga personat e lidhur me aktivitetin kriminal të Koçekut në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në komunikimet e zhvilluara mes Luçiano Koçekut, me PIN 60CEAO, dhe përdoruesit me PIN J4BRKA, i dyshuar se i përket shtetasit Dennis Van Eijgen, janë evidentuar biseda që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, përfshirë edhe përdorimin e qymyrit si mënyrë për transportin e tyre.

Sipas të dhënave të administruara nga hetimi, shtetasi Dennis Van Eijgen kryente komunikime përmes postës elektronike në lidhje me subjektet ELI Holding dhe Importacion BV, me adresë Kievit 34, Venhuizen.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrjetin e bashkëpunëtorëve, rolet e personave të përfshirë dhe mënyrën e organizimit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike./INFONEWS

Previous Post

E la ndezur…Alarm në Kamëz! Vidhe makina me targa amerikane

Next Post

Shqiptarët fitojnë vend në hartën zyrtare të New York-ut, polemika për përjashtimin e “Little Italy”

Next Post
Shqiptarët fitojnë vend në hartën zyrtare të New York-ut, polemika për përjashtimin e “Little Italy”

Shqiptarët fitojnë vend në hartën zyrtare të New York-ut, polemika për përjashtimin e “Little Italy”

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në Elbasan tregon si i grabitën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!

Qytetari në Elbasan tregon si i grabitën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!

October 12, 2026
Dronët në ajër, gjobat në tokë! Policia ndëshkon 78 këmbësorë në Tiranë brenda 24 orëve

Dronët në ajër, gjobat në tokë! Policia ndëshkon 78 këmbësorë në Tiranë brenda 24 orëve

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al