Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, SHOWBIZ
0
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas ditësh diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka reaguar publikisht për situatën e krijuar pas publikimit dhe shpërndarjes së një videoje intime ku pretendohet se shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Matraku i është drejtuar publikut duke kërkuar ndjesë për situatën e krijuar, ndërsa ka bërë thirrje që videoja të mos shpërndahet më tej.

Këngëtarja shprehet se merr përgjegjësinë për veprimet e saj, por njëkohësisht thekson se publikimi i materialit ka cenuar rëndë privatësinë e saj.

“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje”, shkruan Matraku në nisje të deklaratës së saj.

Ajo kërkon ndjesë ndaj personave që mund të jenë lënduar nga situata, ndërsa i drejtohet në mënyrë të veçantë Klaudias dhe vajzave të saj, duke shprehur keqardhje për dhimbjen që mund t’u jetë shkaktuar.

Matraku thotë gjithashtu se besimi që kishte vendosur te një person në një moment vulnerabël të jetës së saj është përdorur për arsye që, sipas saj, ende nuk janë të qarta.

Më poshtë, deklarata e plotë e Blerina Matrakut:

Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…

Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.

Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time.

Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.

I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, gje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.

Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.

Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik, pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…

Sot ju lutem publikisht, ‘Mjaft’,

Mos shperndani me…Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.

Dhimbja kerkon rrespekt.

Mjaft ju lutem.

Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…

Perulesisht

Blerina Matraku

Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente’.

Previous Post

Sot në ‘lupën’ e SPAK për trafik armësh, sa para ka fituar Timak Defence nga Buxheti i Shtetit

Next Post

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, votojnë kundër propozimit për 46 bashki

Next Post
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, votojnë kundër propozimit për 46 bashki

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, votojnë kundër propozimit për 46 bashki

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila
AKTUALITET

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

by Redaktor Redaktor
October 1, 2026
0

Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet për publikimin e videove erotike që kanë qarkulluar në rrjet, duke nisur marrjen në...

Read moreDetails
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

October 6, 2026
Aksident në Fier, kamionçina përplaset me një shtyllë ndriçimi

Aksident në Fier, kamionçina përplaset me një shtyllë ndriçimi

October 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al