Monday, November 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Eco Elb’, 1.3 mln € tendera, djegësi s’punon – Mali i plehrave rritet progresivisht

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Eco Elb’, 1.3 mln € tendera, djegësi s’punon – Mali i plehrave rritet progresivisht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 1.3 milionë euro tendera ka kryer shoqëria “ECO-ELB”, që menaxhon inceneratorin e Elbasanit, për djegësin që prej dy vjetësh nuk funksionon. Nga një vëzhgim i kryer, rezulton se gjatë vitit 2023, shoqëria publike ECO-ELB, ka shpenzuar shuma marramendëse për blerje karburanti, pjesë mekanike apo vegla pune dhe kontrata të ndryshme, për djegësin që tashmë është vërtetuar se nuk punon.

Kompania publike që menaxhon inceneratorin e Elbasanit, ECO-ELB, ka zhvilluar gjatë vitit 2023 rreth 30 tendera për të menaxhuar mbeturinat e rajonit, ndërkohë që mali me plehra të papërpunuara po rritet në mënyrë progresive. Vlera në total e këtyre tenderave kalon 1.3 milionë euro. Pjesa më e madhe e procedurave të prokurimit publik lidhen me funksionin e impiantit të djegies së mbeturinave. “Eco – Elb” ka blerë karburant, pjesë mekanike e teknike, ka paguar për shërbime remonti, ndërhyrje elektrike e hidraulike. Në përfundim, sërish rezulton se inceneratori i Elbasanit është jashtë funksionit. Drejtuesit e kompanisë, në një deklaratë të dhënë për median pak ditë më parë, pranuan se inceneratori ka punuar më pak se një muaj, ndërkohë që nuk ka futur asnjë kilovat energji elektrike në rrjetin e Korporatës Elektro Energjetike Shqiptare. Inceneratori i Elbasanit ishte i pari ndër tre të tillë, të miratuar nga qeveria e Edi Ramës në mandatin e parë. Ai u pasua nga inceneratori gjysmak i Fierit dhe ai inekzistent i Tiranës.

Në vitin 2014, Rama dhe ministrat e tij miratuan kontratën koncesionare me shoqërinë “Albtek Energy” për ndërtimin, operimin dhe dorëzimin e inceneratorit të Elbasanit. Kosto koncesionare ishte mbi 22 milionë euro. Kompania merrte përsipër që të ndërtonte impiantin me fondet e veta, megjithëse më vonë u zbulua se ajo nuk kishte as mundësi financiare dhe as përvojën për të ngritur vepra të tilla. Në bazë të kontratës, shoqëria “Albtek” e dorëzoi veprën publike në përfundim të afatit 7-vjeçar, në dhjetor 2021. Në të njëjtën kohë, pronarja e kompanisë, Stela Gugallja, u shpall në kërkim, bashkë me bashkëjetuesin e saj, Mirel Mërtiri dhe mikun e tyre, Klodian Zoto, nën akuzën se kanë kryer korrupsion dhe pastrim parash. Inceneratori i Elbasanit kaloi në administrimin e shoqërisë publike “Eco-Elb”, e cila ka aksionerë bashkitë e Elbasanit, Cërrikut, Belshit, Përrenjasit, Gramshit dhe Librazhdit. Deri më tani, impianti i Elbasanit ka funksionuar si landfill, për shkak të mos-funksionimit të inceneratorit. Mungesa e djegies së mbeturinave ka ezauruar hapësirat e landfillimit, duke e shndërruar zonën në një rrezik të lartë për jetën dhe shëndetin e banorëve të qytetit.

Previous Post

Ligji për kthimin e basteve, Dhurata Çupi: S’parandalon pastrimin e parave. Rama ka humbur shumë baste që kur u zgjodh kryeministër

Next Post

Analiza: Gratë, të pasigurta edhe online

Next Post
Analiza: Gratë, të pasigurta edhe online

Analiza: Gratë, të pasigurta edhe online

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti përplas motomjetin, një i plagosur

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti përplas motomjetin, një i plagosur

November 8, 2026
Protesta vijon në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Protesta vijon në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

November 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al