Monday, September 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ç’udhëheqës zeza!”/ Shkrirja e bashkive përplas Ramën me të vetët, i përzë nga mbledhja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
“Ç’udhëheqës zeza!”/ Shkrirja e bashkive përplas Ramën me të vetët, i përzë nga mbledhja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Katër orë diskutime, tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta mes kryeministrit Edi Rama dhe disa prej kryebashkiakëve të majtë. Mbledhja në Kuç të Vlorës, ku në fokus ishte reforma e re territoriale dhe shkrirja e disa bashkive, është shoqëruar me debate të forta, madje edhe me largime nga takimi.

Sipas raportimeve mediatike, përplasja më e fortë është shënuar mes Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Ky i fundit, i cili prej kohësh ka dalë kundër shkrirjes së bashkisë që drejton, është larguar nga mbledhja pas një debati të tensionuar me kryeministrin.

Gjatë diskutimit, Rama i është drejtuar Zotkajt me tone të ashpra:

“Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Poliçani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie.”

Zotkaj i është përgjigjur duke mbrojtur qëndrimin e tij dhe duke e lidhur protestën me pakënaqësinë e komunitetit ndaj Partisë Socialiste.

“Komuniteti iu përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe kryeministrit. Nëse ka një mosmirënjohje, është ajo e PS-së”, ka deklaruar ai.

Por tensionet nuk janë ndalur këtu. Një tjetër përplasje e fortë është zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe kryetares së Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj. Në një moment të debatit, Rama i është drejtuar asaj me ironi:

“Ju udhëheqësit e mëdhenj!”

Memaj i është përgjigjur:

“Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje.”

Deklarata, që lidhej me mungesën e kompetencave të pushtetit vendor, ka acaruar kryeministrin. Sipas burimeve, Rama ka vendosur që Memaj të largohet nga mbledhja.

Debatet janë shtrirë edhe te kryetarët e Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea, të cilët kanë kundërshtuar argumentet e qeverisë për shkrirjen e bashkive që drejtojnë.

Në krahun tjetër, Rama dhe ministri Arbjan Mazniku kanë pretenduar se kryetarët e këtyre bashkive po ndikojnë te komunitetet lokale dhe po i nxisin kundër reformës territoriale.

Një nga kundërshtimet kryesore të kryebashkiakëve lidhet me mënyrën se si është përzgjedhur lista e bashkive që pritet të shkrihen. Ata kanë ngritur pretendimin për standarde të dyfishta, duke sjellë si shembuj Peqinin, Vaun e Dejës dhe Roskovecin.

Sipas tyre, këto bashki kanë tregues më të dobët performance, por megjithatë nuk janë përfshirë në të njëjtën mënyrë në hartën e re territoriale.

Takimi, i zhvilluar në Kuç të Vlorës, ka pasur në qendër vetëm reformën territoriale. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetarët e bashkive që preken nga ndryshimet e propozuara, si edhe kryetarët e bashkive qendër qarku.

Tags: edi ramambledhjePartia Socialiste
Previous Post

Portet e Ballkanit në garë, Shqipëria mbetet jashtë loje

Next Post

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Next Post
Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Briken Hasimi, djali që e vizatoi vetë ëndrrën e tij

Briken Hasimi, djali që e vizatoi vetë ëndrrën e tij

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, Tirana dhe Durrësi në krye

Aksidentet rrugore rriten me 6.2% në tetë muaj, Tirana dhe Durrësi në krye

September 28, 2026
“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

“Mos ia jepni askujt”! AKSK paralajmëron shqiptarët për sigurinë e WhatsApp-it

September 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al