Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen e sotme gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së. Sipas Policisë, pas objektit qëndronin shtetasit Olsen Sherifaj dhe Skerdi Dinaj, të cilët ishin proceduar më herët penalisht dhe kishin tejkaluar afatin e përcaktuar për prishjen vullnetare të ndërtimit.

Operacioni përfundoi me arrestimin e Skerdi Dinajt, ndërsa Olsen Sherifaj u shpall në kërkim. Në aksion morën pjesë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe IKMT-së.

Por kush janë dy personat që lidhen me objektin e paligjshëm në Karaburun?

Sherifaj dhe Dinaj, ortakë në të njëjtën kompani

Të dhënat e regjistrit tregtar tregojnë se Olsen Sherifaj dhe Skerdi Dinaj janë ortakë në kompaninë SEO GROUP, një shoqëri me seli në Vlorë, e themeluar në janar 2024.

Struktura e pronësisë së kompanisë është: Olsen Sherifaj 33%, Skerdi Dinaj 33% dhe Dallandyshe Karafilaj 34%. Sherifaj rezulton gjithashtu administrator i kompanisë. Objekti i aktivitetit përfshin hoteleri, operator turistik, operator turistik detar dhe aktivitete në fushën e turizmit.

Pra, dy personat që Policia i identifikon si përgjegjës për ndërtimin e beach bar-it në Shën Jan janë të lidhur drejtpërdrejt edhe në një subjekt tregtar që ushtron aktivitet në sektorin e turizmit.

Olsen Sherifaj, ortak në disa biznese turistike

Nga të dhënat e regjistrit tregtar rezulton se Sherifaj ka qenë ose është i përfshirë në disa shoqëri që lidhen me turizmin dhe akomodimin.

Një prej tyre është EL MAR Bed & Breakfast, ku Sherifaj rezulton me 50% të kuotave, ndërsa pjesa tjetër zotërohet nga Sabina Koçi dhe Lorena Harizaj. Shoqëria është regjistruar në vitin 2021 dhe në objektin e saj të aktivitetit përfshihen, ndër të tjera, struktura akomoduese, plazh privat, struktura ndihmëse dhe shërbime turistike.

Sherifaj rezulton gjithashtu ortak me 25% në shoqërinë EL MAR HOTEL, ndërsa 75% e mbetur zotërohet nga Ermal Harizaj dhe Lorena Harizaj. Edhe kjo kompani ka në objektin e aktivitetit operatorin turistik, hoteleri, bar-restorante, plazh privat, bazë për mjete ujore dhe ndërtime civile.

Në një tjetër subjekt, SERVICES FOR TOURISM SH.P.K, të dhënat e regjistrit tregtar tregojnë se Sherifaj ka zotëruar 25% të kapitalit, së bashku me ortakët Paolo Vergoni, Elton Çapi dhe Mu Lazzerini.

Por kush mban përgjegjësi për lejet?

Këtu nis pjesa që kërkon hetim më të thelluar.

Policia e Vlorës ka njoftuar se, përveç dy personave të lidhur me ndërtimin, po vijojnë hetimet për persona të tjerë që mund të kenë lejuar apo dhënë leje në kundërshtim me ligjin.

Kjo do të thotë se përgjegjësia nuk kufizohet domosdoshmërisht vetëm te personat që kanë ndërtuar objektin. Hetimi duhet të zbardhë edhe nëse ka pasur persona apo institucione që kanë mundësuar ndërtimin, kanë toleruar punimet ose kanë dhënë autorizime të kundërligjshme./Infonews

Tags: Olsen SherifajSkerdi Dinaj
Previous Post

“Ç’udhëheqës zeza!”/ Shkrirja e bashkive përplas Ramën me të vetët, i përzë nga mbledhja

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

June 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

August 12, 2026
“Ç’udhëheqës zeza!”/ Shkrirja e bashkive përplas Ramën me të vetët, i përzë nga mbledhja

“Ç’udhëheqës zeza!”/ Shkrirja e bashkive përplas Ramën me të vetët, i përzë nga mbledhja

August 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al