Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një peizazh ku transparenca dhe konkurrenca e drejtë janë shpesh fjalë të zbrazëta, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) duket se ka gjetur një formulë magjike për të kanalizuar miliona euro në drejtimin e duhur, drejt kompanisë “Fusha”, në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Kjo histori nuk është thjesht një rastësi e izoluar, por një dëshmi e fortë e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të privilegjuar mes dy palëve.

Në rastin e fundit, ku një tender prej 8.8 milionë euro përfundoi në duart e “Fushës”, për rregullimin, përmirësimin estetik dhe zhvillimin e zonave tregtare e turistike përgjatë bregdetit të Durrësit.

Projekti, që do të menaxhohet në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe Bashkinë e Durrësit, do të zgjasë 18 muaj dhe do të zbatohet nga kompania “Fusha”.

Në këtë tender, morën pjesë 8 kompani, por skema u zhvillua siç pritej. Në vend që të zgjidhej oferta më e volitshme, FSHZH-ja skualifikoi pesë kompani nga gara dhe e shpalli fituesen e zakonshme, “Fusha”, me një ofertë prej mbi 6.5 MILIARDË lekësh. Ky vendim është edhe më i dyshimtë kur kuptohet se të gjitha pesë kompanitë e skualifikuara kishin ofruar çmime më të ulëta se fituesi.

Arsyeja zyrtare e FSHZH-së për skualifikimin e të gjitha këtyre kompanive ishte mungesa e “përvojës së suksesshme në punë të ngjashme”, një pretekst burokratik që ka tendencë të shfaqet sa herë që një klient i preferuar është në lojë. Me një të rënë të lapsit, miliona lekë u hodhën në kosh, vetëm që paratë të shkonin te kompania “Fusha”.

Ironia më e madhe në këtë histori është se, ndërsa kompania “Fusha” merr 6.5 MILIARDË lekë të tjera nga shteti, pronari i saj, Shkëlqim Fusha, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Ai akuzohet për “korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për më tepër, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa hetimet janë duke zbardhur transaksione të fshehta financiare dhe kamuflim përfitimesh përmes OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e kryebashkiakut.

Në dritën e këtyre fakteve, shpërdorimi i fondeve publike në FSHZH nuk duket më si një gabim, por si një praktikë e qëllimshme dhe e pandalshme. Hetimet e SPAK-ut dhe masa e sigurisë për Shkëlqim Fushën nuk duken si pengesë për Dritan Agollin dhe komisionin e tij, të cilët vazhdojnë të mbushin me thesë parash një kompaninë e preferuar, pa marrë parasysh pasojat për xhepat e qytetarëve./JOQ

Tags: Çim FushaspakTan Agolli i FSHZH
Previous Post

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

June 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni

Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni

August 12, 2026
Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

August 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al