Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditet rrjeti i kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

Pali by Pali
in AKTUALITET
0
Goditet rrjeti i kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë persona kanë përfunduar në pranga në Itali, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të kokainës. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë, rezidentë në rajonin e Lombardisë. Sipas autoriteteve italiane, njëri prej tyre, 49 vjeç, dyshohet se ishte furnizuesi kryesor i lëndës narkotike në zonën ku vepronte rrjeti.

Operacioni u zhvillua nga Karabinierët, pas një hetimi të nisur në muajin shkurt. Gjithçka nisi pas sekuestrimit të disa gramëve kokainë te persona që dyshohej se e kishin blerë drogën në banesën e një 59-vjeçari.

Pas këtij zbulimi, hetuesit zgjeruan veprimet hetimore përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve, duke identifikuar një rrjet të dyshuar të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës. Sipas dosjes hetimore, lënda narkotike u dërgohej klientëve drejtpërdrejt në banesat e tyre, por edhe në vendet e punës.

Gjatë hetimeve u dokumentuan gjithashtu dy raste të transportimit të drogës. Dy persona, përkatësisht 59 dhe 62 vjeç, ishin arrestuar më herët, pasi gjatë kontrolleve në automjetet e tyre u gjetën 100 dhe 33 gramë kokainë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe 49-vjeçari shqiptar, i cili prej disa muajsh ndodhet në burg për një tjetër çështje penale. Ai dyshohet se ka lidhje me një ngarkesë prej 94 kilogramësh kokainë të sekuestruar më parë, një pjesë e së cilës, sipas hetuesve, mund të ishte destinuar për tregun e drogës në zonën e Triestes.

Pas ekzekutimit të masave të sigurisë, tre shtetasit italianë u transferuan në burgun e Triestes, ndërsa dy shqiptarët u dërguan në institucionet e vuajtjes së dënimit në Bergamo dhe Breshia.

Të pesë personat dyshohen për mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e rrjetit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.

Tags: arrestimedrogeItalishqiptare
Previous Post

Vjedhja e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, dosja kalon në SPAK

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi
KRYESORE

Ernest Muçi shkëlqen me fanellën kuqezi

by Pali
November 12, 2026
0

Kombëtarja ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke hedhur një tjetër hap të madh drejt objektivit në Ligën...

Read moreDetails
Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

November 17, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

Rrëfehet për herë të parë Jonida Maliqi: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë! Doja t’i jepja fund jetës

February 27, 2026
Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

Përfundon në gjyq juristi i ASHK-së Andi Bajrami: Bëri përshesh mbi 3200 m² në Selitë dhe favorizoi “Al Development sh.p.k”

November 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Goditet rrjeti i kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

Goditet rrjeti i kokainës në Itali, në pranga dy shqiptarë

November 18, 2026
Vjedhja e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, dosja kalon në SPAK

Vjedhja e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, dosja kalon në SPAK

November 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al