Monday, November 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë po ndodh? Shqiptarët lindin shumë pak, skenari më keq se parashikimet

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Çfarë po ndodh? Shqiptarët lindin shumë pak, skenari më keq se parashikimet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillimet në popullsinë e Shqipërisë janë më të rënda se skenarët me pesimistë të INSTAT dhe Kombeve të Bashkuara. Vitin e kaluar zyrtarisht lindën 22,210 foshnja, teksa skenari pesimist për ecurinë e popullsisë deri në vitin 2060 i zhvilluar nga INSTAT parashikonte që në të njëjtin vit të lindnin 27,281 foshnja. Krahasimi i të dhënave tregon se në realitet kanë lindur 5070 bebe ose 18.5% më pak se skenari më pesimist me 2023.

Në projeksionet e Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë së Shqipërisë deri në vitin 2100 pritej që lindjet me 2023 të ishin mbi 28 mijë, por në realitet ato ishin 22 për qind më të ulëta. Sipas OKB-së popullsia e Shqipërisë do të jetë rreth 1,1 milionë banorë deri në vitin 2100, por duke qenë se ecuria e lindjeve ka vijuar të ketë më keq se projeksionet ka të ngjarë që popullsia e përgjithshme e vendit të jetë më e ulët se çdo parashikim i bërë deri më tani.

Ekspertët e popullsisë kur bënë parashikimet në INSTAT ndërtuan projeksionet bazuar mbi pritshmëritë e lindjeve dhe vdekjeve, por treguesi që doli jashtë kontrollit është emigracioni.

Projeksionet janë ndërtuar mbi një cikël konstant emigracioni, por zhvillimet reale treguan se në dekadën e fundit ikjet jashtë vendit u intensifikuan sidomos në grupet e reja në moshë. Emigracioni neto është thelluar vitet e fundit, duke treguar gjithnjë e më shumë se më shumë persona ikin sesa kthehen. Qarqet e Veriut po pësojnë zbrazjen më të shpejtë vitet e fundit të prekura nga tkurrja e dyfishtë e popullsisë që vjen nga migrimit e brendshëm dhe i jashtëm.

Që nga viti 1945, qeveritë në Shqipëri kanë bërë regjistrime të rregullta të popullsisë (cense) të paktën një herë në 10 vjet, përveçse vitet e fundit. Censi i vitit 2020, që fillimisht u shty për rreth tre vite dhe tani të dhënat e para nuk do të jenë të disponueshme para qershorit 2024.

Grupet e interesit, si partitë politike, qeveria, komuniteti i biznesit dhe bota akademike i kanë emergjente të dhënat mbi popullsinë dhe banesat, pasi tranzicioni demografik është bërë shumë i ashpër nga emigracioni masiv. Politikat e zhvillimit po rezultojnë problematike nga të dhënat e pasakta mbi kapitalin human.

Nevojën më të madhe për të mësuar shifrën reale të popullsisë në vend e ka qeveria, e cila, në dekadën e fundit i ka përqendruar investimet në infrastrukturën rrugore në zonat periferike të vendit, duke lënë qendrën e vendit ku jeton më shumë se gjysma e popullsisë pa investime.

E njëjta situatë po ndodh edhe në sektorin e arsimit. Qeveria ka hapur shkolla dhe universitete në qarqe, të cilat po mbyllen për mungesë të nxënësve. E njëjta situatë edhe me investimet në shëndetësi. Duke mos pasur të dhëna të sakta për popullsinë, qeveria ka bërë shpërndarje të padrejtë të investimeve dhe politikave zhvillimore.

Në situatë të ngjashme janë edhe bizneset. Në një kohë që vendi po përjeton emigracion masiv, Shqipëria, sidomos Tirana, është përfshirë në një valë ndërtimesh të reja. Një nga metodat e INSTAT (rishikimi vjetor i popullsisë) evidenton se nga viti 2011-2022 janë larguar në emigracion 7.5% e popullsisë së vendit ose 213,748 persona. Ndërkohë sipërfaqja që është dhënë për leje ndërtimi në Tiranë ka arritur një nivel rekord në vitet e fundit./Monitor/

Tags: lindshmeriaulet
Previous Post

Mbi 18 milionë shikime! Kjo këngë izraelite shan keq Dua Lipën

Next Post

Princ Leka nuk fshihet më! Shëtit bashkë me fotografen

Next Post
Princ Leka nuk fshihet më! Shëtit bashkë me fotografen

Princ Leka nuk fshihet më! Shëtit bashkë me fotografen

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti përplas motomjetin, një i plagosur

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti përplas motomjetin, një i plagosur

November 8, 2026
Protesta vijon në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

Protesta vijon në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

November 8, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al