Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë arrest ne shtepi ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Ish-drejtoresha e SHISH, mbërriti këtë të enjte në ambientet e GJKKO-së ku u shqyrtua masa e sigurisë e vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK.
E shoqëruar nga efektivë të policisë, Hyseni u pyet nga gazetarët lidhur me pretendimet për marrëdhëniet e saj me biznesmenin Ergys Agasi dhe akuzat për shpërndarje të informacionit të klasifikuar, por ajo nuk dha përgjigje për këto çështje.








