Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Albin Kurti “e flaku”, rrugëtimi i Vlora Hysenit nga Prishtina në Tiranë dhe rënia në rrjetën e SPAK

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
SPAK kërkon “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka ndërmarrë një aksion sot ndaj disa personave me poste të larta shtetërore, përfshirë ish-Drejtorin e Policisë Ilir Proda dhe drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni.

Hyseni është pezulluar nga detyra dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi  dyshohet për veprat penale “përkrahja e autorit të krimit” dhe “nxjerrja e sekretit shtetëror”, në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Si nisi karriera e Hysenit 

Karriera e Vlora Hysenit në strukturat e inteligjencës nisi në Prishtinë, përpara se ajo të shfaqej në një prej posteve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit, Hyseni e ka nisur karrierën profesionale në vitin 2008 dhe në vitin 2010 iu bashkua Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në shkurt 2019 ajo u emërua zëvendësdrejtore e AKI-së, ndërsa gjatë periudhës kur drejtor i institucionit ishte larguar nga detyra, Hyseni shërbeu edhe si ushtruese detyre.

Por karriera e saj në Kosovë mori një kthesë të fortë në vitin 2021.

Më 30 qershor 2021, Hyseni u largua nga funksionet që mbante në strukturat e inteligjencës së Kosovës.

Me një vendim të përbashkët, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti njoftuan shkarkimin e saj të menjëhershëm nga të gjitha funksionet. Arsyetimi zyrtar i Prishtinës fliste për “humbje të besimit” dhe mospërputhje me linjën e bashkëpunimit institucional.

Rrethet mediatike dhe politike pranë opozitës dhe qeverisë zhvilluan debate të ashpra lidhur me dyshimet për rrjedhje informacioni, përplasje kompetencash dhe pretendime për lidhje paralele me faktorë të jashtëm.

Kurti e ‘flaku’, Rama i jep postin më të rëndësishëm 

Vendimi u bë në një periudhë të ndjeshme për institucionet e sigurisë në Prishtinë dhe u shoqërua me polemika largimi i saj.

Largimi nga Prishtina nuk shënoi fundin e karrierës së Hysenit në sektorin e sigurisë. Përkundrazi, ajo u shfaq më pas në Tiranë, në një tjetër nivel të strukturave shtetërore të inteligjencës.

Hyseni u zhvendos në Tiranë, ku u afrua nga Kryeministri Edi Rama si këshilltare e tij e drejtpërdrejtë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe inteligjencës.

Më 15 mars 2023, Rama njoftoi publikisht se i kishte propozuar Presidentit Bajram Begaj emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas largimit të Helidon Bendos.

Arritja e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it shkaktoi përplasje të mëdha në Tiranë. Opozita shqiptare, e udhëhequr nga Partia Demokratike, e sulmoi vendimin duke e konsideruar një cenoje të sigurisë kombëtare dhe një sfidë direkte ndaj shtetit të Kosovës.

Previous Post

SPAK zbarkon në bazat e Troplinëve, kontrolle te “Poja” dhe “Visi i Pojës”

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

Operacioni i SPAK për dosjen ‘AKSHI’, arrestohet një zyrtar i Policisë dhe një biznesmen!

September 22, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK kërkon “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH

Albin Kurti “e flaku”, rrugëtimi i Vlora Hysenit nga Prishtina në Tiranë dhe rënia në rrjetën e SPAK

September 22, 2026
SPAK zbarkon në bazat e Troplinëve, kontrolle te “Poja” dhe “Visi i Pojës”

SPAK zbarkon në bazat e Troplinëve, kontrolle te “Poja” dhe “Visi i Pojës”

September 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al