Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zyrtare/ Klodiana Spahiu anullon tenderin 50 milionë euro të dializës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zyrtare/ Klodiana Spahiu anullon tenderin 50 milionë euro të dializës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta për ndarjen e plaçkës tek Shëndetësia ka kulmuar me një vendim të paprecedentë. Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore ka anulluar zyrtarisht tenderin 50 milionë euro për shërbimin e dializës gjatë katër viteve të ardhshme, edhe pse kishte shpallur fitues të kësaj proçedure suedezët e Diaverum.

Sipas dokumenteve të depozituara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, arsyeja e anullimit të tenderit ka qenë sepse dokumentat e tij përmbajnë gabime të rëndësishme

Anullimi i një tenderi kaq të madh pas shpalljes së fituesit është një vendim shumë i pazakontë. Por cilat janë arsyet se pse Klodiana Spahiu e anulloi tenderin e majmë? Gjithçka lidhet me luftën e ashpër për të shtënë në dorë llokmat e buxhetit të shëndetësisë.

Image

Tenderi
Tenderi për shërbimin katërvjeçar të dializës u finalizua në 11 shtator. Ish drejtoresha e Operatorit, Arisa Cane, e shpalli fituesin vetëm pak minuta pasi Klodiana Spahiu kishte marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë duke zëvendësuar Evis Salën.

Por sapo mori vesh se Cane kishte shpallur fituesin e tenderit, Klodiana Spahiu firmosi menjëherë shkarkimin e saj nga posti i drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore duke e zëvendësuar me Yllka Shetan. Arsyeja se pse Spahiu e shkarkoi Canen ishte pikërisht shpallja e fituesit të tenderit 50 milionë euro. (Lexo këtu).

Arisa Cane ishte njeriu i Evis Salës. Ajo e shpalli fituesin e dializës pa miratimin e Klodiana Spahiut, e cila dyshon se Cane ja dha kontratën e majme njerëzve të lidhur me Salën. Për këtë arsye, Spahiu ka urdhëruar drejtoreshën e re të Operatorit që të anullojë tenderin, ndonëse mbetet ende e paqartë se cilat janë gabimet e rëndësishme, me të cilat Sheta ka argumentuar anullimin e tenderit.

Yllka Sheta është akuzuar publikisht nga opozita si kushërirë e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama. ‘Pas kontrollit familjar të AKSHI-t përmes kunatit të Linda Ramës, tani një tjetër familjare vendoset në krye të një institucioni që administron dhe prokuron shërbime me vlerë qindra milionë euro’, denoncoi deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia menjëherë pas emërimit të Shetas në krye të OSHISH.

Lufta për plaçkën ekspozon buxhetin
Anullimi i një tenderi pasi është shpallur zyrtarisht fituesi i tij është një lëvizje e rrezikshme, që e ekspozon buxhetin e shtetit përballë kërkesave për kompesime të mëdha dëmesh. Nuk dihet nëse kompania suedeze Diaverum do të ankimojë vendimin në KPP dhe më pas në rrugë gjyqësore për të kërkuar kompesim.

Edhe pse kontrata për këtë tender nuk u firmos, sërish risqet për buxhetin janë të mëdha. Operatori i Shërbimeve të Integruara duhet të argumentojë dhe të bindë gjykatën që arsyet për anullimin e tenderit ishin legjitime dhe ky nuk ishte thjesht një vendim për t’ia hequr tenderin një kompanie që ishte përzgjedhur si fituese nga njerëzit e Evis Salës.

Kjo nuk do të jetë e lehtë. Risku më i madh në gjithë këtë përplasje klanesh të pushtetit për të ndarë plaçkën e buxhetit, është që kompania e shpallur fituese mund të marrë kompesim të majmë.

Në këtë rast qytetarët do të paguanin dy herë nga xhepi. Një herë për kompesimin e Diaverum, të cilës ja hoqën tenderin pasi e shpallën fituese dhe një herë tjetër për fituesin e ri që do të përzgjedhë Klodiana Spahiu. /Kapitali/

Previous Post

Skrapar/ Kultivonin kanabis, arrestohet 22-vjeçari, bashkëpunëtori hedh kallashnikovin dhe arratiset

Next Post

Përplasja Hyseni-Lala, reagon deputetja e PS: Pyetjet e gazetarëve kërkojnë përgjigje, jo kërcënime

Next Post
Përplasja Hyseni-Lala, reagon deputetja e PS: Pyetjet e gazetarëve kërkojnë përgjigje, jo kërcënime

Përplasja Hyseni-Lala, reagon deputetja e PS: Pyetjet e gazetarëve kërkojnë përgjigje, jo kërcënime

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

164 ditë përballë Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun

164 ditë përballë Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun

November 10, 2026
Rama flet në forumin e paqes në Paris: Po reflektojmë për problemet reale

Rama flet në forumin e paqes në Paris: Po reflektojmë për problemet reale

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al