Një zjarr ka nisur në Njësinë Administrative Shushicë, duke krijuar një situatë emergjente për banorët e zonës.
Flakët po përhapen me shpejtësi pranë fshatrave Bunavi dhe Grabian.
Sipas informacioneve paraprake, situata paraqitet kritike pasi zjarri rrezikon tre banesa.
Sipas raportimeve, ekipet e ndërhyrjes janë nisur drejt vendngjarjes për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar djegien e banesave të rrezikuara.







