Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vila 650 mijë euro në Palasë, Lala zbulon detajin që lidh Ballukun me biznesmenin: SPAK të marrë në pyetje edhe Ramën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vila 650 mijë euro në Palasë, Lala zbulon detajin që lidh Ballukun me biznesmenin: SPAK të marrë në pyetje edhe Ramën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sekuestrimi i një tjetër vile luksoze në Palasë, e lidhur me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, ka sjellë detaje të reja mbi hetimin e SPAK për pasurinë dhe marrëdhëniet e saj me biznesmenin Arbër Abazi.

E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se hetimi ndaj Ballukut është zgjeruar pas zbërthimit të komunikimeve telefonike dhe elektronike.

Sipas saj, vila në Palasë ka një vlerë blerjeje prej më shumë se 400 mijë eurosh, ndërsa investimi shtesë për përfundimin dhe pajisjen e saj me elemente luksi kap vlerën e mbi 250 mijë eurove. Lala tha se ky investim dyshohet se është kryer nga biznesmeni Arbër Abazi, i kompanisë “Alko Impex”.

Në dosjen hetimore, sipas gazetares, ndodhen komunikime mes arkitektit Alban Eftimi dhe Ballukut për projektimin e vilës.

Gazetarja ngriti dyshime edhe për një konflikt të mundshëm interesi, duke iu referuar marrëdhënieve të Abazit me një të afërme të Ballukut dhe kontratave publike që kompania e tij ka përfituar nga Ministria e Infrastrukturës.

“Në fund të korrikut u raportua për disa kontrolle të ushtruara me vendim të GJKKO-së ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Hetimi u shtri mbi disa vila në zonën e Palasës, ku SPAK kishte dyshime të forta, pas zbërthimit të telefonave dhe komunikimeve elektronike, se mund të fshiheshin pasuri të patundshme të saj. Ballukut i është sekuestruar më herët një tjetër vilë luksoze e fshehur në Dhërmi, e cila dyshohet se është përfituar si ryshfet. Vila e dytë e sekuestruar lidhet me dyshimet se, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës, ajo ka ushqyer me tendera publikë kompaninë “Alko Impex” të biznesmenit Arbër Abazi. Ky i fundit ka marrë përsipër investimin për vilën që vlerësohet mbi 400 mijë euro, ndërsa punimet e luksit që i kalojnë 250 mijë eurot janë kryer po nga Abazi.

Dosja e SPAK përmban disa e-mail-e të shkëmbyera mes arkitektit Alban Eftimi dhe Belinda Ballukut, ku tregohet se studioja e tij po punonte për projektimin luksoz të vilave. Në komunikime përmendet se gjysma e vilës do të ngjante si jaht, duke u frymëzuar nga një hotel luksoz në Greqi, shoqëruar me një dokument prej 11 faqesh me specifikimet teknike.

Në një tjetër moment komprometues që e lidh Ballukun me Arbër Abazin, gjatë marrjes së materialeve për pishinën, arkitekti i “Alko Impex” që mbikëqyrte punimet kishte shënuar në fletët e porosisë me shkrim dore: “Pishina Arbër Abazi + Balluku”.

Biznesmeni Arbër Abazi bashkëjeton me një të afërme të Ballukut, çka vërteton konfliktin e pastër të interesit në dhënien e tenderave publikë për familjarët e saj. Sa i përket Igli Tarës, ai ka mbuluar një pjesë të investimit për shkak të lidhjeve miqësore me palët.

Për shkak të kësaj lidhjeje nepotike, kompania e Abazit nuk mund të konkurronte për tendera publikë sa kohë Balluku mbante postin e ministres. Përveç akuzave për abuzim me tenderat ku është zyrtarisht e pandehur, ndaj Ballukut janë ngritur akuza të reja për korrupsion dhe fshehje pasurie, ndërsa për Abazin po zhvillohen hetime për korruptim të zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash. Me këto prova të reja, SPAK i ka të gjitha mundësitë ligjore t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të re për arrestimin e Ballukut.

Kjo ndërmarrje korruptive miliona eurosh shtrihet më lart se zv.kryeministrja. Balluku nuk mund të ketë vepruar e vetme, pasi asnjë zyrtar i Partisë Socialiste nuk merr dot vendime të tilla me peshë financiare pa miratimin e kryeministrit Edi Rama. Në fashikujt e hetimit ekzistojnë mesazhe ku përmendet emri i kryeministrit, i cili udhëzon Ballukun për takime me biznesmenë të caktuar. Mbi këtë bazë, SPAK duhet minimalisht të marrë në pyetje Edi Ramën lidhur me rolin e tij në tenderin e tunelit të Llogarasë”, u shpreh ajo.

Previous Post

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

Next Post

Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

Next Post
Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Plumbi i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit

Plumbi i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit

October 26, 2026
Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al