Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se studentët nuk do të frikësohen nga masat ndëshkuese të paralajmëruara nga qeveria.
Deklarata u bë gjatë një daljeje për mediat, ku përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualë njoftuan dorëzimin e një kallëzimi në SPAK lidhur me dhunën e pretenduar policore ndaj studentëve gjatë protestave.
I riu u shpreh se masat e qeverisë kanë prapavijë dhe se, sipas tij, ato do të rrëzohen nga Gjykata Kushtetuese. Ai theksoi se protestuesit nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre, pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit.
Studenti deklaroi se të rinjtë do të vazhdojnë mobilizimin, duke e ndërthurur punën e përditshme me protestat gjatë mbrëmjes.
Duke iu referuar paketës së masave të qeverisë ndaj protestuesve, i sapodiplomuari në Drejtësi u shpreh i bindur se ato nuk do të arrijnë të ndalin lëvizjen studentore. Ai theksoi se protestat do të vijojnë, ndërsa kundërshtoi përpjekjet që, sipas tij, synojnë të frikësojnë të rinjtë përmes masave ligjore.
“Si protestues, si i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Rama duhet të ketë parasysh se ato masa kanë prapavijë.
Parime komuniste, që dalin kundër parimeve të BE. Vetë Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzojë ato.
Por ai ta harrojë se ne do të frikësohemi nga ato masa, mos ta mendojë. Ne ditën hamë gaz, gjatë natës punojmë. Mos të na nënvlerësojë”, ta ai.







