Urdhri i kryeministrit Edi Rama për t’u kërkuar dorëheqjen drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive ka mbërritur edhe në nivel vendor. Pas udhëzimit drejtuar ministrave, kërkesat për largim kanë përfshirë edhe drejtuesit e institucioneve qendrore në rrethe.
Deri më tani, mësohet se dorëheqjet janë firmosur nga drejtuesit e OSHEE-së, UKD-së, ISSH-së, IKMT-së, OSSH-së, ASHK-së dhe institucioneve të tjera. Formularët e dorëheqjes u janë përcjellë drejtuesve nga institucionet qendrore nga të cilat varen, ndërsa ata i kanë firmosur në zyrat e tyre.
Për momentin, mbetet e paqartë se si do të vijojë procesi i largimit të drejtuesve dhe nëse dorëheqjet do të pranohen të gjitha, apo do të ketë ndryshime në mënyrën e zbatimit të këtij urdhri.
Një nismë të ngjashme, Rama e ndërmori edhe në korrik të vitit të kaluar, kur u kërkoi bashkive në të gjithë vendin të largonin nga detyra zv.kryetarët dhe drejtorët. Megjithatë, procesi i atëhershëm u zbatua vetëm pjesërisht.
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...
Read moreDetails







