Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një konflikt i lindur mes një kamarieri dhe dy vëllezërve, Elidon dhe Florjan Gjeloshi, thuajse është kthyer në tragjedi në fshatin Gomsiqe e Re në Velipojë.

Kamarieri ka njoftuar njerëzit e afërt të tij dhe më pas në ambjentet e lokalit “Arval”, kanë mbërritur 3 persona me një “BMW X5” me targa angleze. Dy nga 3 personat kanë qenë të armatosur, ku njëri dallohet të jetë me automatik dhe tjetri me një pistoletë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në pasditen e 6 shtatorit 2026, ku fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo qoftë dhe të lënduar. Në pamjet filmike të siguruara nga nga gazetari Elton Qyno, dallohen qartë 3 personat, ku dy prej tyre hyjnë të armatosur në ambientet e lokalit.

Klientët që qëndrojnë aty fillojnë të panikosen dhe më pas largohen me shpejtësi, për t’i shpëtuar një përplasjeje me armë. Njëri nga personat që shfaqet në kamerat e sigurisë të lokalit është identifikuar si shtetasi Klevin Nikolli.

Tashmë ky i fundit, së bashku me dy personat e tjerë që shfaqen në këtë video të transmetuar nga “Syri Tv”, janë identifikuar nga policia dhe shpallur në kërkim policor.

Ndërsa materiali hetimor kundër tyre ka mbërritur në prokurorinë e Shkodrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me armë”.

Në rrëfimin që ka bërë në policinë e Velipojës, pronari i lokalit Valter Përndrecaj, ka sqaruar se në momentin e ngjarjes ka qënë duke qëndruar në ambientet e lokalit të tij që quhet “Arval” në qendër të fshatit Gomsiqe e Re, Velipojë.

Teksa ishte duke qëndrua ai tregon se: “…kam parë një moment se nga një automjet tip BMW X5 me targa angleze, kanë zbritur 3 persona, ku njëri nga ata, e njoh si shtetasin Klevin Nikolli, i cili kishte në dorë një si armë zjarri kallash AK-47, i cili ka zbritur dhe ka ardhur drejt meje. Personi tjetër ka qenë një person që unë e njoh vetëm me emrin Gentjan, nuk e di mbiemrin, dhe ky kur ka zbritur nga mjeti dhe ka hyrë në lokal ka nxjerrë nga brezi një si armë zjarri pistoletë, nuk e di çfarë tipi…”- ka treguar pronari i lokalit Valter Përndrecaj.

Më tej dëshmitari kryesor, tregon se: “…në këtë moment unë kam shkuar përballë shtetasit Klevin Nikolli ku kam kapur armën e këtij personi AK-47, dhe tek po shtyhesha me të për ta nxjerrë nga lokali, i kam hequr karikatorin, dhe kam bërë një karikim të armës, por nuk e kam vënë re nëse kishte plumb në gojë…”.

Sipas rrëfimit të pronarit të lokalit ai i ka marrë armën “AK-47” nga dora dhe nuk e di kujt ja ka dhënë, pasi siç thotë ai ishte i frikësuar.

“…por në atë moment Klevin Nikolli, ka nxjerrë nga brezi një armë tjetër tip pistoletë, të cilën e ka drejtuar nga personat me të cilët kishte bërë fjalë që unë i njoh me emrat Elidon Gjeloshi dhe Florjan Gjeloshi, dhe janë klienta në lokalin tim…”- ka treguar dëshmitari.

Më tej siç duket dhe në pamjet filmike këta persona janë shpërndarë nga lokali dhe pas disa momenteve ka shkuar policia e Velipojës, duke nisur kryerjen e veprimeve hetimore.

Sipas hetimeve të kryera ngjarja në fjalë lidhet me një konflikt që kishte ndodhur 1 orë para shfaqjes së personave me armë, ku vëllezërit Elidon dhe Florjan Gjeloshi, janë konfliktuar me kamarierin e lokalit “Arval” në Velipojë./ Syri Tv

Previous Post

Vila 650 mijë euro në Palasë, Lala zbulon detajin që lidh Ballukun me biznesmenin: SPAK të marrë në pyetje edhe Ramën

Next Post

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

Next Post
SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Fuga pas fitores së studentëve në Serbi: Çfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?

Fuga pas fitores së studentëve në Serbi: Çfarë rruge do të ndjekë Shqipëria?

October 26, 2026
‘Dhunë e mirëorganizuar kundër studentëve’/ Solidarizohet shoqëria civile: Ngrini zërin, s’jeni vetëm!

‘Dhunë e mirëorganizuar kundër studentëve’/ Solidarizohet shoqëria civile: Ngrini zërin, s’jeni vetëm!

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al