Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kredo i ka shndërruar familjet e varfra shqiptare në lopë cash-i duke i mjelë pa mëshirë interesa deri 2 herë më të larta se sa aplikon në vendet e tjera. Ndonëse nëpër raportet zyrtare kompania raporton norma të ngjashme interesi efektiv në të gjitha vendet, e vërteta gjendet tek grafiku më poshtë.

Kredo kthen familjet e varfra shqiptare në lopë cash-i/ Kompania

Kredo gjeneron në Shqipëri gati 55.5 lekë të ardhura vjetore nga interesat për ccdo 100 lekë të dhëna kredi. Në Moldavi, simotra e saj Sebo gjeneron 36.9 lekë interes për ccdo 100 lekë kredi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe vendet balltike respektivisht 32.6 dhe 22 lekë të ardhura nga interesi për ccdo 100 lekë kredi.

Sipas raporteve zyrtare, vitin e kaluar Kredo kishte në Shqipëri një portofol kredish bruto prej 47 milionë eurosh. Për këtë portofol ajo arkëtoi 26.4 milionë euro të ardhura nga interesat dhe komisionet, ndërkohë që në vendet e tjera nuk e ka dot këtë guxim.
Kredo kthen familjet e varfra shqiptare në lopë cash-i/ Kompania

Këto grafik janë ilustrimi më i mirë i një fjale të urtë popullore; gjej shesh e bëj përshesh. Arsyeja e diferencave kaq të mëdha të interesave që e njëjta kompani aplikon në vende të ndryshme lidhet me dobësinë rregullatore të Shqipërisë.

Ndonëse Banka e Shqipërisë ka vendosur uljen e interesave në letra, realisht ato mbeten shumë më të larta se sa në vendet e tjera.

Modeli që ushqehet nga problemet e klientit
Në një institucion normal, fitimi vjen nga interesi që klienti paguan rregullisht. Te Kredo ndodh e kundërta: Nga 26.4 milionë euro të ardhura totale, 4.32 milionë euro vijnë vetëm nga “Tarifat e shtyrjes së kredisë”. Këta janë klientët që paguajnë për të shtyrë datën e kësteve.

Kredo kthen familjet e varfra shqiptare në lopë cash-i/ Kompania

Nëse kësaj shifer i shton edhe 2.27 milionë euro nga penalitetet (gjobat e vonesës), i bie që rreth 25% e të gjitha të ardhurave të kompanisë vijnë nga klientët që janë në vështirësi ose që nuk paguajnë dot në kohë. Ky është një model që “ushqehet” nga problemet e klientit.

Tarifat e shtyrjes dhe “Gjobat” nuk futen te formula e normës efektive të interesit. Kur qytetarët marrin kredinë, kontrata thotë që NEI është 38% duke supozuar se ata do të paguajnë rregullisht çdo muaj.

Por, siç e tregon bilanci, kredimarrësit e Kredos kanë paguar 4.32 milionë euro vitin e kaluar vetëm për “Tarifa shtyrjeje”.

Kur një klient nuk ka mundësi të paguajë këstin dhe paguan p.sh. 5,000 lekë vetëm për ta shtyrë afatin me 30 ditë, ajo tarifë shtyrjeje regjistrohet kontabël si “të ardhura nga interesi”, por matematikisht nuk ka qenë e llogaritur tek formula fillestare e NEI-t.

Rrjedhimisht, nga pikëpamja kontabël e bilancit, të ardhurat fluturojnë në qiell, ndërsa në letrën e kontratës që firmos klienti, NEI-i qëndron brenda tavanit të lejuar. /kapitali.al

Tags: Kredo
Previous Post

Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

SHIFRAT/ Si Kredo.al po zhvat familjet shqiptare! Interesa dy herë më të larta se vendet e tjera

September 10, 2026
Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

Sherri me kamarierin për pak sa nuk u kthye në tragjedi, 3 persona të armatosur hyjnë në lokal

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al