Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku u paraqit këtë të hënë në kuadër të hetimeve që lidhen me projektin e Aeroportit të Vlorës.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga prokuroria, Pacolli bëri të ditur se kishte depozituar një denoncim penal për atë që i cilësoi si padrejtësi të lidhura me këtë projekt.
“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër”, deklaroi biznesmeni.
Avokati i tij sqaroi se Pacolli ishte thirrur nga prokuroria në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Ai nuk dha detaje të tjera, duke iu referuar hetimeve intensive që janë në zhvillim dhe procesit që po trajtohet në gjykatën e arbitrazhit.
Sipas raportimeve, Pacolli mbërriti në SPAK rreth orës 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, dhe qëndroi për disa orë në ambientet e institucionit.
Deri më tani, SPAK nuk ka bërë publike detaje të tjera mbi deklarimet e biznesmenit apo mbi zhvillimet konkrete të hetimit për Aeroportin e Vlorës.
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...
Read moreDetails







