Pas protestës të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku u sulmuan disa institucione shtetërore dhe biznese private, sot kanë nisur masat për forcimin e sigurisë pranë Kryeministrisë.
Pranë godinës po vendosen blloqe me tulla, në një kohë kur tensionet pas protestës së djeshme vijojnë.
Gjatë tubimit, protestuesit shënjestruan disa institucione, mes tyre Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe Drejtësisë, ndërsa pati edhe përplasje të forta me policinë.








