Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se 14 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas protestës, në Spitalin Universitar të Traumës. Mes të lënduarve janë 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht në Spitalin e Traumës po marrin trajtim mjekësor 4 efektivë policie. Dy prej tyre paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra po mbahet nën monitorim intensiv. Në spital vijojnë të marrin kujdes mjekësor edhe 4 protestues, të cilët janë jashtë rrezikut dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Sa u përket dy të miturve, njëri prej tyre është larguar nga spitali pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar i shoqëruar nga prindi, nën kujdesin e ekipit mjekësor dhe me mbështetjen e një psikologu.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur për ndihmë mjekësore edhe një efektiv policie. Pas marrjes së trajtimit, ai është larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve.







