Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vdekja e 3-vjeçarit pas trajtimit dentar/ Prokuroria çon në gjyq 7 persona, shkelje të rënda mjekësore dhe mashtrim ndaj prindërve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vdekja e 3-vjeçarit pas trajtimit dentar/ Prokuroria çon në gjyq 7 persona, shkelje të rënda mjekësore dhe mashtrim ndaj prindërve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtatë persona, pas humbjes së jetës së 3-vjeçarit B.S., i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje dentare të kryer në një klinikë private në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, procedimi penal nr. 6477 i vitit 2023 ka çuar në akuzimin e mjekëve R.Xh. dhe M.G. për veprat penale “Vrasje nga pakujdesia” dhe “Mashtrim”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, shtetasja I.Xh. është dërguar në gjyq për “Vrasje nga pakujdesia”, “Mashtrim” në bashkëpunim dhe “Ushtrim të aktivitetit të paligjshëm”.

Gjithashtu, shtetasit E.S. dhe E.A., ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, akuzohen për “Shpërdorim detyre”, ndërsa mjekët D.A. dhe V.H. janë marrë të pandehur për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 28 shtator 2023, kur i mituri iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare në 14 dhëmbë në klinikën “Splendent”, e drejtuar nga mjekët R.Xh. dhe I.Xh. Pas ndërhyrjes, fëmija u dërgua në shtëpi, por brenda pak orësh gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Ai u transportua në gjendje kome dhe me insuficiencë respiratore akute në Spitalin e Pediatrisë pranë QSUT “Nënë Tereza”, ku më 1 tetor 2023 ndërroi jetë.

Sipas aktit të riekspertimit dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, të kryer nga një grup ekspertësh italianë, shkaku kryesor i vdekjes së të miturit ka qenë shoku septik i rëndë, i cili solli insuficiencë progresive shumëorganore. Ekspertët kanë konstatuar shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, shkelje që kanë lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore me vdekjen e fëmijës.

Sipas ekspertizës, i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale të pajustifikuar për moshën e tij, pa kontrolle të plota paraprake, pa një diagnozë të saktë dhe pa kryer testet e detyrueshme. Ndërhyrja u krye për rreth pesë orë nën anestezi të përgjithshme, duke trajtuar njëkohësisht disa dhëmbë, përfshirë edhe dhëmbë me infeksion të pulpës, çka rriti ndjeshëm rrezikun për komplikacione serioze.

Ekspertët kanë vlerësuar gjithashtu si të papërshtatshme nxjerrjen e fëmijës nga klinika menjëherë pas ndërhyrjes, pa monitorim të zgjatur, duke mos marrë parasysh rreziqet e anestezisë dhe gjendjen shëndetësore të të miturit.

Nga hetimi ka rezultuar se stomatologët I.Xh. dhe M.G. kanë mashtruar prindërit, duke u marrë pagesë për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që autopsia tregoi se 6 prej tyre ishin vetëm hapur, por jo të mbushur. Për këtë arsye, ndaj tyre është ngritur edhe akuza për “Mashtrim”.

Po ashtu, është provuar se pas ngjarjes, stomatologia I.Xh. ka vijuar ushtrimin e aktivitetit në mënyrë të paligjshme, pa rinovuar licencën pranë Urdhrit të Stomatologut.

Hetimet kanë zbuluar edhe shkelje të rënda të protokolleve mjekoligjore gjatë autopsisë dhe ekspertizës fillestare, të kryera nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe mangësi në trajtimin e fëmijës nga mjekët e pediatrisë në momentin e paraqitjes në spital.

Megjithatë, sipas aktit të riekspertimit, vdekja e të miturit nuk ka ardhur si pasojë e mosveprimeve të mjekëve të pediatrisë, por si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve dhe mosveprimeve të mjekëve që kryen ndërhyrjen dentare.

Previous Post

ILD përfundon verifikimin për Amnistinë Penale të vitit 2024, konstaton disa shkelje

Next Post

Serbia arrestoi veteranin e UÇK-së, Kosova kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

Next Post
Serbia arrestoi veteranin e UÇK-së, Kosova kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

Serbia arrestoi veteranin e UÇK-së, Kosova kërkon reagimin e ndërkombëtarëve

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026
U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

U aksidentua gjatë punës, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al