Forca të shumta policie janë vendosur në zonën përreth Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në prag të protestës së studentëve dhe të rinjve, e cila është njoftuar të nisë në orën 14:00.
Policia është pozicionuar përpara institucionit dhe ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, ndërsa deri në këto momente qarkullimi në zonë vijon normalisht.
Protesta është organizuar për të ngritur shqetësimet mbi problematikat që prekin të rinjtë. Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit, si dhe qytetarëve të tjerë, që t’i bashkohen tubimit.








