Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë dëmtuar godinën dhe infrastrukturën përreth saj.
Disa prej studentëve kanë hedhur gurë drejt dritareve të ministrisë, duke thyer xhamat, ndërsa kanë shkulur edhe kangjellat metalike përgjatë trotuarit.
Tensionet janë rritur më tej pasi një grup protestuesish ka hyrë në oborrin e institucionit. Ndërkohë, efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar në ambientet e jashtme të ministrisë dhe po përgatiten për të ndërhyrë.
Studentëve u është bërë thirrje të distancohen nga aktet e dhunës, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.








