Situata para Ministrisë së Arsimit ka kaluar në përplasje mes studentëve dhe forcave të policisë.
Protestuesit kanë hedhur sende në drejtim të godinës, ndërsa policia ka nxjerrë në rrugë automjetin ujëhedhës për të shpërndarë turmën.
Në terren kanë ndërhyrë edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe të njësisë “Shqiponja”, të cilët janë drejtuar me vrap drejt protestuesve, të pajisur me shkopinj gome, me qëllim largimin e tyre nga zona.







