Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka urdhëruar kontrolle ndaj ish Kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas News 24, SPAK, ka urdhëruar kontrolle ndaj Prodës, ndërsa nuk bëhen ende të ditura detajet.
Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit në Tetor të vitit 2024, detyrë që e mbajti deri më 1 mars 2026, kur dhe u shkarkua nga Edi Rama.
Proda më herët ka mbajtur postin e drejtorit të komisariatit të Elbasanit ku dhe është përfolur për dekonspirimin e një operacioni.
Në shtator 2025, media raportuan se SPAK kishte sekuestruar telefonin e Prodës në kuadër të një hetimi mbi dyshimet për dekonspirimin e operacionit kundër grupit të vëllezërve Çopja në Elbasan. Operacioni ishte zhvilluar më 31 korrik 2024 dhe disa prej personave që kërkoheshin nuk ishin arrestuar. Sipas raportimeve, hetimi përfshinte edhe policë dhe agjentë të BKH-së që kishin pasur dijeni për operacionin.








