Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit po e mban borxhin publik në valutë të huaj pranë niveleve më të ulëta në të paktën një dekadë.

Sipas Ministrisë së Financave, rreziku i kursit të këmbimit, i shprehur si raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik, në mesin e këtij viti ishte 40.1%, pothuajse në të njëjtin nivel me fundin e fundin e vitit të kaluar dhe në rënie nga niveli 40.9% i një viti më parë.  

Në vlerë absolute, borxhi i jashtëm neto në mesin e vitit 2026 ishte rreth 5.6 miliardë euro, në vlera afërsisht të përafërta me fundin e vitit të kaluar. Teprica e borxhit të jashtëm, e shprehur në Euro, shfaqet relativisht e qëndrueshme që prej vitit 2024. Por, ndërkohë efekti i kursit të këmbimit e ka ulur si vlerën e tij në Lekë, ashtu edhe peshën në strukturën e borxhit të përgjithshëm publik.

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka shënuar një rënie me ritme të përshpejtuara gjatë vitit 2026.

Në fund të qershorit, kursi Euro-Lek pësoi një rënie të mëtejshme me 2.7% krahasuar me fillimin e vitit. Rënia është thelluar më tej në gjatë muajve korrik dhe gusht.

Gjithmonë sipas shifrave nga Ministria e Financave, edhe treguesit e tjerë të rrezikut të borxhit publik paraqiten në përmirësim.

Rreziku i rifinancimit të borxhit të brendshëm publik, i shprehur si vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti ndaj totalit, në fund të qershorit arriti në 33.4%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 40.9% i një viti më parë. Ky tregues ka arritur aktualisht në nivelin më të ulët historik.

Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.

Në mesin e këtij viti , maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit më tej në 1179 ditë, nga 1002 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2025. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë.

Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson si të nevojshëm vazhdimin e masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm.

Gjithashtu, edhe rreziku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 33.4%, nga 41% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në treg vitet e fundit, borxhi publik i Shqipërisë po ndjek një tendencë rënëse, i mbështetur nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit dhe një politikë fiskale më e konsoliduar, me deficite buxhetore më të ulëta.

Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie vitet në vazhdim dhe në mesin e këtij viti zbriti në 54.02% të PBB-së./ Monitor

Previous Post

13-fish më shumë? Propaganda me buxhetin e emergjencave civile

Next Post

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

Next Post
Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al