Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Raiffeisen Bank International AG dhe Zuercher Kantonalbank janë mes huadhënësve që i kanë ofruar kredi tregtarit të mineralit të hekurit Radiant World, sipas personave që kanë dijeni për këtë çështje.

I pari, një huadhënës austriak me prani të fortë në biznesin e financimit të tregtisë, dhe i dyti, një bankë me qendër në Zyrih — secila kishte një linjë kredie prej rreth 100 milionë dollarësh për Radiant ëorld, thanë njerëzit, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin duke qenë se po diskutonin çështje bankare.

Përfaqësuesit e Raiffeisen dhe ZKB refuzuan të komentojnë, ndërsa një zëdhënës i Radiant World tha se kompania nuk do të komentonte mbi palët kontraktuese individuale.

Disa nga firmat më të mëdha të tregtimit të mallrave kanë ndaluar bashkëpunimin me Radiant World mes shqetësimeve se ajo u ka ofruar bankave dokumente të falsifikuara rreth tregtisë së mineralit të hekurit, raportoi Bloomberg News, duke shtuar se dy nga huadhënësit kryesorë — Deutsche Bank AG dhe KBC Group NV — kanë ngrirë disa nga fondet e saj.

Midis bankave të tjera, Intesa Sanpaolo SpA ka deklaruar se ka lënë mënjanë një provizion për një pjesë të ekspozimit të saj ndaj Radiant World, i cili sipas saj arrin në rreth 200 milionë euro në total. Radiant World kishte mohuar më parë çdo shkelje dhe ka deklaruar se ajo “e zhvillon biznesin e saj sipas standardeve më të larta tregtare dhe ligjore”.

Dokumentet zyrtare në Singapor detajojnë gjithashtu një sërë firmash që kanë pasur pretendime (ngarkesa financiare/kolateral) ndaj një entiteti të Radiant World në periudha të ndryshme, megjithëse dokumentet nuk tregojnë nëse këto firma kanë ende ekspozim.

Raiffeisen tradicionalisht ka qenë një lojtar i rëndësishëm në financimin e tregtisë për shkak të pranisë së saj në tregjet ruse dhe ukrainase, si dhe për shkak të rrënjëve të saj në sektorin e kooperativave bujqësore austriake.

Ajo ishte ndër institucionet e para financiare perëndimore që bëri biznes në Europën Lindore komuniste, përpara rënies së Perdes së Hekurt.ZKB kishte 667 milionë franga zvicerane (826 milionë dollarë) kredi të pambuluara për financimin e tregtisë së mallrave në vitin 2025, ekspozimi i saj më i madh midis industrive të ndjeshme ndaj klimës.

Tregtarët e mallrave si Radiant World mbështeten në kredinë nga një rrjet i gjerë furnizuesish, klientësh dhe financuesish për të menaxhuar sasi të mëdha mallrash, vlera e të cilave shpesh e zbeh plotësisht vlerën e tyre neto.

Kompania private u rrit me shpejtësi në vitet e fundit duke u bërë një nga tregtarët më të mëdhenj në botë të mineralit të hekurit, me të ardhura vjetore prej rreth 12 miliardë dollarësh. Tani, pasiguria rreth biznesit të Radiant World po ndihet tashmë në tregun e mineralit të hekurit, ku çmimet javën e kaluar ranë në nivelin më të ulët në më shumë se një vit. /Swissinfo.ch/

Previous Post

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

August 4, 2026
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
Tragjedi në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Vdekja e shtetases gjermane në Palasë, reagon Policia

August 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

Radiant World nën hetim, Raiffeisen dhe Intesa ekspozohen me qindra mln euro kredi

August 11, 2026
Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

Si po fiton qeveria nga rënia e euros; Pesha e borxhit në valutë,në nivelin më të ulët të dekadës

August 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al