Liburn Aliu nuk do të jetë më në krye të Autoritetit Portual Durrës. Ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra, menjëherë pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve rajonalë nga postet që mbajnë.
Pas largimit të Aliut, në krye të institucionit është emëruar Andrea Shllaku, i cili më parë ka ushtruar funksionin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.
Shllaku kishte marrë drejtimin e institucionit në mënyrë të komanduar gjatë periudhës së tranzicionit, pas dorëheqjes së Aliut dhe deri në formalizimin e emërimit të tij të ri.







