Friday, September 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punonjësi humbi shikimin, policia shpall në kërkim administratorin e ‘BanaKing’, Trifon Murataj

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Punonjësi humbi shikimin, policia shpall në kërkim administratorin e ‘BanaKing’, Trifon Murataj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka njoftuar pasditen e kësaj të hëne se ka shpallur në kërkim administratorin e ‘Banaking’, Trifon Muratajn, pasi një punëtor i kompanisë së tij, që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar rëndë në sy duke humbur shikimin.

Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt, pra 6 ditë më parë, ndërsa policia ka reaguar vetëm pas publikimit të lajmit në media dhe ka bërë publike se ka shpallur në kërkim 56-vjeçarin.

Trifon Murataj akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërsa policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policise

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se:

Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.

Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.

Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Po ku është Trifon Murataj?

Trifon Murataj ndodhet në kërkim edhe për kapjen në vitin 2022 të një sasie prej rreth 33 kilogramë kokaine në portin e Durrësit, e fshehur mes arkave me banane që vinin nga Ekuadori.

Pas zbulimit të kokainës, tre persona përfunduan në pranga, dy prej të cilëve punonjës të portit të Durrësit nga ku kaloi ngarkesa me kokainë.

Trifon Murataj, nga arratia mohoi të kishte lidhje me kokainën e gjetur mes bananeve. Ai  jeton në Shtetet e Bashkuara dhe drejton prej atje kompaninë e importit dhe tregtimit të bananeve të njohura në treg si “Banka King”.

Previous Post

Sekuestrohen pasuri me vlerë 1.2 milionë euro, SPAK godet mashtrimin me bursa

Next Post

Akuzat e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK/ Reagon KLP: Sulme të vazhdueshme dhe përpjekje për presion

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

September 17, 2026
Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

September 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al