Friday, September 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akuzat e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK/ Reagon KLP: Sulme të vazhdueshme dhe përpjekje për presion

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Akuzat e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK/ Reagon KLP: Sulme të vazhdueshme dhe përpjekje për presion
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK, duke përfshirë edhe prokurorin Olsi Dado.

KLP shpreh shqetësimin për deklaratat dhe etiketimet denigruese që po dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare, duke theksuar se çdo ankesë ndaj prokurorëve duhet të trajtohet sipas ligjit dhe brenda kuadrit institucional.

Këshilli ka bërë thirrje për respektimin e standardeve etike në raportimet mediatike dhe ka kërkuar durim dhe maturi në këtë proces.

 

DEKLARATË PËR MEDIA E KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

Tiranë, 25 shkurt 2025 – Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Olsi Dado.

Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare.

Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional.

KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore.

Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor.

Previous Post

Punonjësi humbi shikimin, policia shpall në kërkim administratorin e ‘BanaKing’, Trifon Murataj

Next Post

Sot afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ! Pritet të regjistrohen 25 parti

Next Post
Sot afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ! Pritet të regjistrohen 25 parti

Sot afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ! Pritet të regjistrohen 25 parti

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

September 17, 2026
Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

September 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al