Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme në orën 12:00, lidhur me shqyrtimin e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, është shtyrë.
Vendimi është bërë publik përmes një njoftimi zyrtar. “Të nderuar anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdhër te Kryetarit nr. 8, date 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes qe do te zhvillohej sot, date 28.01.2026, ora 12:00”, thuhet në njoftim.








