Ka mbërritur në Kadastrën e Vlorës një urdhër për mbledhjen e dosjeve të pronave dhe zhvendosjen e tyre drejt Tiranës.
Disa prej dosjeve do të transferohen edhe pa procesverbal për shkak të nxitimit që kërkon institucioni.
Urdhri është dhënë nga drejtuesi i Kadastrës së Vlorës dhe u është referuar punonjësve për zbatim. Punonjësit nuk janë dakord me këtë vendim dhe po përgatisin një shkresë zyrtare, e cila do të firmoset për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvendosjes.








