Policia ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.
Dyshohet se shtetasi Pjerin Bitani ka qëlluar me armë zjarri ndaj Vladimir Bruçit për motive të dobëta.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërkohë po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.
Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







