Nga dosja e arrestit të ish shefes së SHISH, Vlora Hyseni po rrejedhin detaje tronditëse. ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, kur krimi të korruptonte me shantazh ose para, duket se ish kryespiunja është rekrutuar nga Ergys Agasi falë armës mashkullore më të lashtë në botë. Agasi, një zhigolo tashmë i konfirmuar, me shumë nga drejtoreshat e Ramës që i ka rregjistruar me video, ka arritur ta bëjë për vete edhe kosovaren Vlora Hyseni. Në dosje ku gjenden mbi 500 biseda mes tyre, në periudhën nga fundi i qershorit deri në ditën e arrestimit të Agasit në fund të gushtit janë të rëndomta shprehje si “o shpirt”, “o zemër”. Dhe mes të dyve, ose më mirë të themi vetëm nga ana e Hysenit, duket qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për seks, por për shumë më tepër sesa kaq. Ajo i ka ndenjur besnike Agasit edhe pasi ai u vu në kërkim duke qenë e ndërgjegjshme se kjo përbënte një krim. Ndonëse e kupton dhe e parandjen se historia e tyre nuk mund të ketë veçse një fund të keq ajo e vijon atë me këmbëngulje.
Nga numri i saj me prefiks të Kosovës,+38349674303, ajo i shkruan: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot.”
“Të gjithë ne.”
“Do përfundojmë keq, shpirt.”
Në teleffonin e sekuestruar në momentin e arrestimit të Ergys Agasit, gjenden në aplikacionin “Signal”, një pafundësi bisedash me zë dhe me video madje dhe plot raste, gati 25 kur Gysi nuk i përgjigjet shefes së SHISH.
Por megjithëatë ajo insistion ta ndihmojë me të gjitha mundësitë që ka njeriun që kur kalonin kohë të arta e takonte plot epsh tek lokali i çunave të Shijakut.
Në 19 gusht ajo e informon atë se ka lënë takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Skënder Hitaj. Ndryshe nga paraardhësi i tij Proda, të cilin Agasi e kishte nën këmbët e veta, me Prodën gjërat duket se po ndryshonin. Prandaj Vlora i shkruan me shpresë se edhe pasardhësit do ti japë porosi Rama të marrë në mbrojte ish koordinatorin e vet me krimin: “Skenderi me thirri me u taku te henen … Te shpresoj qe ka porosit km….”
Kur komunikon me personazhin zyrtarisht në arrati, Vlora Hyseni flet në shumës dhe e sheh fatin e të dyve të lidhur fort me njëri tjetrin. Më 22 gusht ajo i shkruan:“Sa sh gjera na Kane bere ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim… Problemi eshte koha… Sa konsistenc kemi….” Në një moment të dytë i qahet prapë në shumës: ““Cfare na bene o Zor”.
Në bidesat me tyre nuk mungon as iformacioni i shefes shë shikut për takime me Ramën:“Po me presin me shku te km…. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate”.
Të gjitha këto biseda të kapura në telefonin e Agasit në momentin e arrestimit nga policia, hedhin poshtë versionin që ish shefja e SHISH, kishte dhënë në SPAK, kur ishte marë në pyetje pak dite përpara se ndaj saj të merrej masa e arrestit shtëpiak. Ajo kishte pretenduar se Gysin e kishte një agjent të vetin gjë që sipas prokurorëve nuk rrezulton të vertetohet nga kqyra e dokumentave të intitucionit. Por edhe nga bisedat, toni i tyre shprehjet e përdoruara duket qartë që lidhja nuk ka qenë e natyrës personale. Hetuesit kanë zbuluar edhe një kardisk ku Agasi rruante dokumenta të klasisfikuara të shërbimit sekret që i përdorte për biznesin e vet kriminal.
Ishte Vlora që e furnizonte atë me po të njëjtin pasion si shumë drejtoresha të tjera të galaksisë Rama. Edhe ajo, ndonëse profesioni ia donte të ishte e ftohtë dhe e kalkuluar nuk i rrezistoi dot tundimit të një donzhuani që e përdorte shtratin si trmpolinë për të shantazhuar, për të demostruar fuqi dhe për të bërë para. Sado e përhumbur që të ketë qenë, instikti i profesionit të kësaj gruaje të kalitur ne ferin e itrovicës së përtej Ibrit, herë pas here e bënte që të kthellohej. “Do përfundojmë keq shpirt”, i shkroi të dashurit në një mesazh. pa mbushur as një muaj ai ra në pranga. Kurse ajo u shkarkua dhe përfundoi në arrest shtëpie.







