Komunikimet e zbuluara mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit zbulojnë një tërësi informacionesh të nivelit të lartë që është diskutuar mes tyre.
Mes të tjerash, Vlora Hyseni informonte Agasin për axhendën e saj, duke i zbuluar kur do të takohej me kryeministrin Edi Rama.
“Nesër duhet ta takoj km ne 8:30″, i shkruante Hyseni Agasit, ndërsa më tej i jepte të dhëna edhe për takimet me palë ndërkombëtare. Në një tjetër rast Hyseni përmend sërish kryeministrin, kur i thotë Agasit se Drejtori i Policisë Skënder Hita e ka thirrur për një takim.
“Skënderi më thirri me u taku të hënën … Te shpresojmë që ka porosit km…”, shkruan Hyseni në mesazhin dërguar Ergys Agasit.







