Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Misteri i vrasjes që tronditi Shkodrën/ Si u zbulua krimi i rëndë, policia shoqëron afro 20 persona

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Misteri i vrasjes që tronditi Shkodrën/ Si u zbulua krimi i rëndë, policia shoqëron afro 20 persona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shkodra u trondit sërish nga një krim i rëndë që është zbuluar pasditen e djeshme, ku në oborrin e shtëpisë është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri një djalë vetëm 20 vjeç.

Ngjarja është shënuar në Guci të Re, në afërsi të Gurit të Zi, ku djali mësohet se kishte qenë i vetëm në shtëpi.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani afro 20 persona të cilët janë komshinj, shtetas që mund të kenë dijeni për viktimën apo edhe të tjerë që njihen si problematikë në zonë.

Trupi i pajetë i Pavlinit është zbuluar nga xhaxhai i tij, Preka, i cili i ka thënë policisë se ishte bërë merak meqë nipi nuk po i hapte telefonin.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mes orës 14.00- 14.50, pasi ky është momenti kur xhaxhai ka nisur t‘i binte telefonit të tij.

Xhaxhai e ka gjetur nipin në një pellg gjaku dhe ka dyshuar se ai ishte vrarë me thikë dhe policia pasi ka marrë informacionin prej tij është nisur në drejtim të Gucisë.

Kur është shkuar në vendin e krimit, është gjetur një gëzhojë dhe atëherë është treguar se djali ishte vrarë me armë zjarri. Nga të dhënat e para, policia dhe as familja nuk ka ndonjë dyshim, pasi nuk rezultojnë familje problematike, ndonëse djali herë pas here dilte në Dukagjin me bagëti.

I riu ka qenë i vetëm në banesë, ndërkohë bëhet me dije se i ati, e ëma dhe vëllai më i vogël do të ndihmojnë për të mësuar më shumë nga përditshmëria e Pavlinit, që policia nuk e ka të skeduar asnjëherë, atë dhe asnjë person të familjes së tij.

Po ashtu do të merren në pyetje edhe banorë të zonës, ndërsa një tjetër shpresë për të zbardhur ngjarjen do të jetë telefoni i viktimës, i cili tashmë është në duart e ekspertëve.

Prekë Preka, xhaxhai i viktimës, i cili u përball i pari dhe i vetëm me vrasjen e nipit të tij ka fol për mediat lokale duke hedhur poshtë gjithçka që mund të hamendësohej si shkak për vrasjen. Ai ka thënë se familja e vëllait të tij nuk ka asnjë problem e aq më pak hasmëri.

‘Asnjë problem nuk ka pasur. Ai ka jetuar me babën dhe me vëllain e vet në Dukagjin. Kanë nja 15 vjet që kanë bërë shtëpinë. Që në atë kohë ka jetuar herë në Dukagjin, herë këtu. Në Dukagjin ka do bagëti, punon pak tokë aty dhe ruajnë bagëtitë e tyre. Me probleme si tanë të tjerët, me halle. Nuk ka nevojë të bëjë apel, shteti duhet të marrë masat e veta’, ka thënë ai, ndërsa policia thotë se nga dëshmitë e para nuk është parë asnjë person i huaj apo i dyshimtë në fshat.

Previous Post

Vrasja e palestinezes në Tiranë, dyshohet se bashkëshorti e vrau dhe u largua drejt Greqisë

Next Post

Foto/ Del fleta e votimit të primareve në Durrës

Next Post
Foto/ Del fleta e votimit të primareve në Durrës

Foto/ Del fleta e votimit të primareve në Durrës

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Tentuan të më vidhnin motorin”, flet shqiptari pas atentatit në Athinë

“Tentuan të më vidhnin motorin”, flet shqiptari pas atentatit në Athinë

September 7, 2026
Vrasja e Eglant Koçit/ Ja çfarë u kërkoi Sharkaj dy lavazhierëve

Vrasja e Eglant Koçit/ Ja çfarë u kërkoi Sharkaj dy lavazhierëve

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al