Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi/ Eltar Deda, drejtori i Albpetrol pastron paratë me rrjet fast-foodesh?!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Denoncimi/ Eltar Deda, drejtori i Albpetrol pastron paratë me rrjet fast-foodesh?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ju drejtohem si një ish-menaxher pranë subjektit tregtar “Mr. Greek”, për të paraqitur një kallëzim lidhur me disa dyshime serioze për veprimtari të paligjshme që, sipas dijenisë sime, janë kryer prej disa personave të përfshirë drejtpërdrejt në këtë aktivitet tregtar.

Sipas informacionit dhe eksperiencës sime gjatë periudhës së punësimit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se pas subjektit “Mr. Greek” qëndrojnë interesa dhe financime të padeklaruara, të cilat mund të përbëjnë elementë të veprave penale .

Konkretisht, Z. Eltar Deda, Administrator i Albpetrol sh.a., është pronari faktik i këtij biznesi, pavarësisht mungesës së shfaqjes formale si i tillë në dokumentacionin publik;

Eltar Deda ose sic njihet dhe nga rrethi i tij i ngushtë i bashkëpunëtorëve si maniaku i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka spikatur në cdo pozicion  duke lënë nam si maniak me dosje nga të gjithë punonjëset si në Albpetrol ashtu dhe si Drejtues në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë.

Fast Food “Mr. Greek” është përdorur si mjet për qarkullimin dhe pastrimin e fondeve përmes personave të tretë, sic është rasti konkret i zarit të tij të famshmit Viktor Lagji, me origjinë nga Vlora si edhe Eltar Deda dhe i cili figuron edhe administrator aktual dhe pse fiktiv i “Mr. Greek”.

Aktualisht, ky biznes është zgjeruar ndjeshëm me disa pika në territorin e Shqipërisë, çka ngre dyshime të arsyeshme mbi burimin e kapitalit dhe mënyrën e financimit, duke pasur parasysh natyrën e aktivitetit si fast-food dhe fitimet e pritshme në këtë sector.

Aktualisht janë hapur këto pika/ dyqane fizike të “Mr. Greek” me vendodhje:

1. Mr. Greek Komuna e Parisit – (Rruga Medar Shtylla).

2. Mr Greek Astir – Degë tjetër në Tiranë (Astir)

3. Mr. Greek – në Elbasan.

4. Mr Greek Vlore – Degë në Vlorë (Bulevardi Ismail Qemali).

5. MR.GREEK – Restorant i gjetur në zonën e Aeroportit “Nënë Tereza” (Rinas). 

Si dhe një restorant në qytetin e tij të lindjes në Vlorë, ku ai sërisht është pronari i vërtetë.

6. Stella Pizzeri Restorant, Vlorë, konkretisht në zonën e Radhimës,

Lind pyetja si është i mundur zgjerimi kaq i shpejtë të shoqërisë “MR GREEK ALBANIA SH.P.K.”, e cila rezulton e themeluar më datë 24 janar 2025 ?

Brenda një periudhe rreth njëvjeçare, ky subjekt ka arritur të hapë disa pika aktiviteti në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe një pikë në zonën e Aeroportit të Rinasit. Duke qenë se është publikisht e njohur vështirësia procedurale dhe financiare për të siguruar ambiente tregtare në zona me kërkesë të lartë, veçanërisht në Rinas, lind nevoja për transparencë mbi mënyrën e financimit të këtij zgjerimi.

Gjithashtu, investimet e kryera në secilën nga pikat kap vlerën e një shume nga 200.000 deri në 400.000 mijë euro investim, një nivel kapital i konsiderueshëm, çka ngre pikëpyetje të arsyeshme mbi burimin e fondeve dhe strukturën reale të financimit.

Kjo duket qartë si një rast i pastrimit të parave dhe korrupsionit që zoti Eltar Deda, si drejtues në shumë institucione, ka përdorur dhe vazhdon të përdorë këtë mekanizëm për pastrimin e parave, duke përfshirë biznesin e tij kaq shumë fitimprurës fast food, “Mr Greek”.

Të gjitha këto që po ju citoj janë lëhtësisht të verifikueshme dhe akesueshme në profilet e Viktor Lagjit në rrjete sociale, ku promovohen të gjitha bizneset në fjalë si “Mr Greek” ashtu edhe Stella Pizzeri Restorant, Vlorë, gjithashtu dhe ku shikohet qartë lidhja dhe miqësia e tij e ngushtë me pronarin Eltar Deda.

Duke ju falënderuar besoj në trajtimin serioz të këtij kallëzimi./Timoni.al

Tags: Administrator i Albpetrol sh.a.drejtori i AlbpetrolEltar DedaFast Food “Mr. Greek”
Previous Post

Juglindja prej 10 ditësh e bllokuar, nesër hapet segment alternativ në aksin Librazhd–Prrenjas

Next Post

Nga Ballkani në Bangkok, si një shqiptar u bë fitues i çmimit të shërbimit të Tajlandës

Next Post
Nga Ballkani në Bangkok, si një shqiptar u bë fitues i çmimit të shërbimit të Tajlandës

Nga Ballkani në Bangkok, si një shqiptar u bë fitues i çmimit të shërbimit të Tajlandës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al