Thursday, November 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Më çoi në ferra dhe më përdhunoi”/ Përfundon në burg daja i Zegjine Çaushit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
“Më çoi në ferra dhe më përdhunoi”/ Përfundon në burg daja i Zegjine Çaushit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Fierit ka vendosur “Arrest në burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, i cili u ndalua tre ditë më parë pas një konflikti në fshatin Suk të Roskovecit.

Bakaj dyshohet se ka dhunuar 67-vjeçarin Enver Gremaj, duke e goditur me një mjet bujqësor në këmbë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30 të së dielës, pasi i dyshuari është paraqitur në banesën e 67-vjeçarit.

Konflikti dhe urdhri i mbrojtjes

Sipas hetimeve, konflikti lidhet me ish-bashkëjetuesen e Bakajt, për të cilën gjykata kishte vendosur më herët një urdhër mbrojtjeje.

I dyshuari akuzohet se ka shkelur vendimin e gjykatës duke shkuar në banesën ku ndodhej ish-bashkëjetuesja dhe më pas situata ka përshkallëzuar në konflikt.

Për ngjarjen, ndaj Bakajt rëndojnë akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Çfarë ka deklaruar Bakaj

Pas ndalimit, Bakaj ka mohuar akuzat për abuzim seksual ndaj 34-vjeçares Merita Gremaj. Në deklarimet e tij në komisariat, ai është shprehur se nuk e ka abuzuar gruan dhe se do të japë shpjegimet e tij përpara gjykatës.

Ndërkohë, Merita Gremaj ka bërë akuza të rënda ndaj tij në një intervistë televizive, ku ka deklaruar se gjatë periudhës së bashkëjetesës ka përjetuar dhunë fizike dhe psikologjike.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se është marrë me forcë dhe është abuzuar seksualisht nga Bakaj, duke përshkruar edhe kërcënime që, sipas saj, i janë bërë në vazhdimësi.

“Mu shfaq një si doktor, me përparëse. Ai doli nga prapa, me merr prej gurmazi më fut në makinë dhe merr ne telefon babain. I thotë babait që kam marrë ambulancën, por nuk ishte ambulancë. Më ka çuar në Levan, më ka futur nëpër ferra dhe më ka përdhunuar. Më ka marrë zvarrë, më ka çuar te e motra. Më ka çuar në varreza më thoshte, këtu është vendi jot”, ka treguar ajo.

Këto janë pretendime të 34-vjeçares, ndërsa hetimi dhe procesi gjyqësor do të përcaktojnë përgjegjësitë penale.

Reagimi i deputetes Çaushi

Pas publikimit të akuzave, deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka reaguar duke deklaruar se e ka mësuar ngjarjen përmes mediave.

Ajo ka dënuar çdo formë dhune dhe ka kërkuar që çështja të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.

Çaushi ka treguar se kishte zhvilluar më herët një takim me dajën e saj dhe ish-bashkëjetuesen e tij, ku, sipas saj, u kishte kërkuar që të shmangnin përshkallëzimin e situatës dhe problemet e mëtejshme.

Ndërsa tashmë çështja ndodhet në duart e drejtësisë, Bakaj do të vijojë përballjen me akuzat nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Previous Post

1143 hektarë tokë dhe 150 mijë euro/ Pranga 2 ish-drejtorëve të ASHK-së, si u zbulua skema

Next Post

“Ramoviç, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”/ Protestuesit me thirrje kundër qeverisë jashtë Kuvendit

Next Post
“Ramoviç, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”/ Protestuesit me thirrje kundër qeverisë jashtë Kuvendit

“Ramoviç, o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë"/ Protestuesit me thirrje kundër qeverisë jashtë Kuvendit

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

PROPAGANDA ROZE DHE REALITETI I ZI I ONKOLOGJIKUT /Mbyllet “Tetori Rozë” me fushata fasadë, QSUT prej një muaji pa ilaçin jetik Phesgo: Pacientet me kancer gjiri lihen pa trajtim

November 9, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, detajet

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, detajet

November 12, 2026
Pas luftës me Arlind Qorrin, Berisha gjen fajtorin e radhës, intimidon Klodiana Lalën

Pas luftës me Arlind Qorrin, Berisha gjen fajtorin e radhës, intimidon Klodiana Lalën

November 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al