Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtrimi me Call Center/ Emrat e të arrestuarve! Qendra u boshatis brenda natës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Mashtrimi me Call Center/ Emrat e të arrestuarve! Qendra u boshatis brenda natës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Keta jane 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit kundër mashtrimit me Call Centera.

Të arrestuar janë

Remir Gjoligaj,

Endri Gjata,

David Qerimi,

Elis Merkaj,

Rentjan Peposhi,

Odeas Kuqi

Ndërsa për 2 të tjerë, me inicialet K.K. dhe H.XH.,  janë ekzekutuar urdhërndalimi ndërsa GJKKO do të vlerësojë masën e arrestit si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në kërkim janë tre vëllezërit Prekaj: Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj skeme.

Hetimi nisi më 9 janar 2026, pas denoncimeve dhe materialeve të dorëzuara nga gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”. Sipas SPAK, një Call Center që operonte në ndërtesën “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Tiranë, dyshohet se mashtronte qytetarë të huaj, italianë dhe europianë, duke i bindur të investonin në platforma të rreme të kriptomonedhave.

Investigimi mori shkas nga ankesat e disa shtetasve italianë të mashtruar nga Qendra e Thirrjeve. Gazetarët italianë mundën të infiltrojnë një shtetas italianë, i cili nisi të punojë aty dhe realizoi regjistrimin e të dhënave në ambientet e Qendrës së Thirrjeve. Nga të dhënat rezulton se në këtë veprimtari dyshohet të jenë përfshirë shtetas italianë, rezidentë në Itali dhe të tjerë që jetojnë në Shqipëri, ndërsa transaksionet kryheshin në kriptovaluta, në portofolet e monedhave virtuale të menaxhuara nga drejtuesit e këtij aktiviteti të kundraligjshëm, duke përdorur platforma mashtruese.

Dekonspirimi

SPAK pranon se operacioni u dekonspirua.

Qendra e Thirrjeve, ndodhej në katin e 9-të dhe të 13-të të “Atti Tower”.

Mbrëmjen e datës 15 Janar 2026, pas përfundimit të punës, pjesëtarë të këtij personeli vëzhgues, kanë njoftuar pronarët e Qendrës për një ndërhyrje të mundshme. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit të datës 16 Janar 2026, janë larguar pajisjet dhe është boshatisur edhe ambienti i Qendrës së Thirrjeve, pra ditën kur SPAK ndërmori aksionin.

SPAK thotë se identifikoi personat dhe automjetet e përdorura për largimin e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve nga Call Center-i. Pas gjurmimit të tyre, u realizua kapja në flagrancë e disa shtetasve, të cilët kishin transportuar gjatë natës materiale drejt një ambient tjetër të marrë me qira në “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri.

Pas kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve, hetuesit kanë bërë kontrollin me iniciativë të ambientit në katin e 5-të të godinës, ku është konstatuar një Qendër tjetër Thirrjesh, në ndërtim e sipër. Aty u gjetën pajisje kompjuterike, telefona, hard disqe, laptopë, karta të ndryshme SIM, dokumente, blloqe me shënime. Personat e kapur në flagrancës, po transportonin një kosh mbeturinash, i cili përmbante sende të dyshuara të marra nga Qendra e Thirrjeve në rrugën “Ibrahim Rugova”, të cilat ishin duke i asgjësuar.

Gjithsej janë kryer 28 kontrolle.

Previous Post

Operacioni i SPAK te pallati luksoz në Tiranë, sekuestrohen qindra pajisje dhe një Ferrari

Next Post

Aksident në Fushë Milot, 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Next Post
Aksident në Fushë Milot, 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksident në Fushë Milot, 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al