Vendi ynë pritet të përfshihet të martën nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mot që do të alternojë mes periudhave me kthjellime dhe vranësirave mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe jugore të vendit, veçanërisht në relievet kodrinore dhe malore. Në këto zona parashikohen reshje lokale dhe afatshkurtra shiu, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Në det pritet një valëzim i forcës 1-2 ballë.








