Një emër i ri po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen në skenën urbane të Athinës.
Leonard Tota, i njohur me emrin artistik Leoo Brooklyn, është reperi i ri shqiptar që po kërkon të lërë gjurmën e tij në muzikën rap në Greqi.
Artisti sapo ka lançuar projektin e tij më të ri, “PAEI”, një këngë me të cilën Leoo Brooklyn synon të arrijë një publik shumë më të gjerë dhe të bëjë të njohur emrin e tij përtej rrethit të atyre që tashmë e ndjekin.
Me një stil modern, energji të fortë dhe influenca nga skena urbane greke, Leoo Brooklyn sjell njëkohësisht edhe identitetin e tij shqiptar, duke u pozicionuar si një nga emrat e rinj shqiptarë për t’u ndjekur në skenën rap të Athinës.
Ndiqni video në Youtube: https://youtu.be/ftDYpFoQ0OE?si=JXI70Cw-5Gbh4grX







